Përse femrat i kanë duart më të ftohta?

Duar të ftohta nënkuptojnë një zemër të ngrohtë, siç thotë një proverbë. Gratë kanë duar më të ftohta se burrat në kohën e ftohtë të vitit , sipas studiuesve. ‘Trupi është ky sistem mahnitës, dinamik i cili përdor muskujt për të gjeneruar nxehtësi për ta mbajtur pjesën tjetër të trupit të ngrohtë, duke përfshirë edhe duart tuaja’,shprehen ata.
Femrat dhe fëmijët mendohet se duhet t’i vënë duart në xhepat e tyre më shumë, sepse ata kanë më pak masë muskulore, gjë që gjeneron nxehtësi për ta mbajtur trupin të ngrohtë.
Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit testuan këtë duke i kërkuar njerëzve të fusnin duart në ujë të akullt për tre minuta.Ata me më shumë muskuj panë duart e tyre të ngroheshin përsëri më shpejt, bazuar në imazhet e marra me një aparat fotografik me imazhe termike.
Erdhi si një surprizë për ekspertët, të cilët mendonin se yndyra ishte më e rëndësishme në ngrohjen e duarve të njerëzve kur ata ftoheshin. Autori kryesor i studimit, Stephanie Payne, tha: “Duke qenë të vetëdijshëm për efektet e përbërjes së trupit në mënyrën se pse kemi duar të ftohta është vendimtare.
Studimi i një ekipi të antropologëve biologjikë është i pari i këtij lloji dhe përdori 114 vullnetarë të gatshëm për të zhytur duart në ujë të ftohtë me akull.
Autori i saj kryesor shprehet se, “duart kanë një raport të madh sipërfaqësorë ndaj vëllimit, gjë që mund të jetë një sfidë për të ruajtur ekuilibrin termik në kushte të ftohta.
“Ne donim të studionim ndikimin e madhësisë së trupit dhe përbërjen e trupit në humbjen e nxehtësisë dhe riprodhimin në duar për të përcaktuar nëse ato ndikojnë në temperaturën e dorës dhe shkathtësinë në kushte të ftohta”.
Pjesëmarrësit e moshës 18 deri në 50 vjeç, duke përfshirë studentët e universitetit dhe njerëzit lokalë, fillimisht morën statistikat e tyre jetësore dhe analizuan përbërjen e trupit për të matur sasinë e yndyrës dhe të muskujve.Shkalla në të cilën duart e vullnetarëve u ngroh përsëri u mat dhe u regjistrua duke përdorur një aparat fotografik me imazhe termike.
Miss Payne, një student i PhD dhe National Geographic Young Explorer që kërkonte popullsi njerëzore anembanë globit tha, “ne gjithmonë mendonim se yndyra (duke vepruar si izolim) ishte faktori më i rëndësishëm në termoregullimin, por në fakt muskujt luajnë rolin jetik.

Artikulli paraprakA do ta dhuronit trurin tuaj për kërkime shkencore?
Artikulli tjetërKush janë 3 shqiptarët që u dënuan me 13 vite burg në Itali për terrorizëm