Gravitacioni i Hënës në ndërrime të ndryshme në masë të dukshme ndikon në shëndetin e njerëzve. Kjo ka të bëjë posaçërisht me të sëmurët nga veshkat, te të cilët është treguar që intensiteti i dhembjeve për shkak të aktivizimit të gurëve është dukshëm i shtuar gjatë kohës kur Hëna është e plotë.
Ndikimi i gravitacionit të Hënës në ndërrime të ndryshme ndikon edhe në balancën e ujit në organizmin e njeriut, në ritmin e gjumit dhe në shfaqjen e pagjumësisë, ndërkaq te femrat në masë të madhe ndikon edhe në ciklin menstrual, thekson alternativisti britanik dr. Matthew Silverstone, në bazë të hulumtimeve të publikuara.
Hulumtuesit australianë kanë shkuar edhe më larg, duke theksuar që sjellja e dhunshme dhe çrregullime të tjera te personat e sëmurë mendërisht janë të shpeshta mu gjatë kohës së Hënës së plotë.
Shkencëtarët kureshtar ndikimin e Hënës e quajnë edhe “Hipoteza transilvanike”.
Ky nocion përfshin interpretimin që Hëna nuk ndikon vetëm me forcën e gravitetit, por e ndryshon fushën magnetike të Tokës.
Edhe pse skeptikët këtë interpretim e hedhin poshtë si të pabazë, hulumtuesit britanikë të udhëhequr nga Dr. Peter Parkinson kanë konstatuar, në bazë të anketave të bëra ndër kolegët, që gjatë kohës së Hënës së plotë numri i thirrjeve drejtuar ndihmës së shpejtë është shtuar për tre për qind.
Megjithatë, gjatë kohës së Hënës së re, numri i thirrjeve bie për gjashtë për qind?!