Gjergji Nika
Nëse korrupsioni qeveritar, krimi e droga nuk të bëjnë përshtypje dhe drejtësisë i shpallet luftë, atëherë voto PS!
Nëse nuk të bën përshtypje varfëria e ulur këmbëkryq në Shqipëri, sytë plot dhimbje të njerëzve që varfërohen çdo ditë e më shumë; rritja galopante e çmimeve dhe e kostos së jetesës, atëherë voto PS!
Nëse eksodin biblik të të rinjve, vrasjen e shpresës së shqiptarëve për një jetë e perspektivë më të mirë e shikon si gjë normale, atëherë voto PS!
Nëse nuk të bën përshtypje cilësia përtokë e shërbimeve shëndetësore dhe e shëndetësisë apo cilësia e keqe e arsimimit të fëmijëve të tu atëherë voto PS!
Nëse nuk të bën përshtypje që je i vjedhur në gjithçka, dinjitet, ekonomi, ndershmëri, atëherë voto PS!!
Nëse nuk të bën përshtypje mungesa e transparencës, përgjegjshmërisë e llogaridhënies nga qeveritarët tanë të çdo niveli, atëherë voto PS!!
Por…
Nëse beson se Shqipëria meriton më shumë; ke përgjegjshmëri, qytetari, atdhedashuri si shqiptar, nëse beson tek drejtësia dhe fundi i pandëshkueshmërisë;
Që Shqipëria të shpëtojë, që rinia ta shohë të ardhmen këtu, që të mos jemi më të varfër e të vjedhur; që t’i themi NDAL vrasjes së shpresës, vrasjes së të ardhmes sonë në 11 maj votojmë për të ardhmen!