Përse qytetarët duhet të votojnë kandidatët e Koalicionit Euroatlantikë?/ Ja përgjigjja e të riut Dorjan Ziflaj

“Qytetarët duhet të votojnë kandidatët e Koalicionit Euroatlantik më 11 maj sepse ky koalicion përfaqëson një alternativë të besueshme për rikthimin e ligjshmërisë, transparencës dhe zhvillimit ekonomik në vend.” – kështu shkruan në një postimin e tij kryetari i Forumit Rinor të Demokratëve Euroatlantikë, dega Memaliaj.

Më poshtë postimi i plotë:

Të dashur bashkëatdhetarë.

Ju bëjë thirrje, të merrni pjesë masivisht në votimet e 11 majit 2025. Votoni për Shqipërinë europiane.

Shumë prej miqëve të mi më kanë pyetur:

Përse qytetarët duhet të votojnë kandidatët e Koalicionit Euroatlantikë?

Përgjigjja ime është e qartë për të gjithë.

Qytetarët duhet të votojnë kandidatët e Koalicionit Euroatlantik më 11 maj sepse ky koalicion përfaqëson një alternativë të besueshme për rikthimin e ligjshmërisë, transparencës dhe zhvillimit ekonomik në vend.

Ka disa arsye për të marrë pjesë në procesin e ndryshimit dhe transformimit të Shqipërisë, por unë po rendis disa nga arsyet kryesore për këto zgjedhje:

1. Rikthimi i shtetit të së drejtës.

Koalicioni Euroatlantik angazhohet për një qeverisje të përgjegjshme, ku ligji është i barabartë për të gjithë dhe institucionet shtetërore nuk përdoren për interesa klienteliste.

2. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kandidatët e koalicionit janë të përkushtuar për të luftuar korrupsionin që ka shkatërruar besimin e qytetarëve tek institucionet, duke garantuar një administratë të pastër dhe të ndershme.

3. Integrimi i Shqipërisë në BE.

Përshpejtimi i reformave që mundësojnë hapjen e negociatave të plota me Bashkimin Evropian dhe zbatimi i standardeve europiane në drejtësi, ekonomi dhe qeverisje.

4. Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve.

Politikat e koalicionit synojnë të krijojnë më shumë mundësi punësimi, mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe të ndalojnë rritjen e taksave që rëndojnë mbi qytetarët dhe sipërmarrjen.

5. Siguria Kombëtare dhe partneriteti me aleatët strategjikë.

Koalicioni është pro forcimit të marrëdhënieve me SHBA dhe BE, duke siguruar stabilitet dhe mbrojtje nga rreziqet që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rajonale.

6. Alternativa e vetme ndaj një pushteti të korruptuar.

Votimi për kandidatët e Koalicionit Euroatlantik është një votë për ndryshim real dhe kundër një qeverisjeje që ka zhytur vendin në varfëri, korrupsion dhe largimin masiv të të rinjve.

Më 11 maj, vota për Koalicionin Euroatlantik është votë për një të ardhme europiane, për një shtet të drejtë dhe një ekonomi që i shërben qytetarëve, jo oligarkëve.

#Shqipëria_meriton_më_shumë.

Ju faleminderit!

Dorjan Ziflaj
Kryetar i Forumit Rinor të Demokratëve Euroatlantikë,
Dega Memaliaj

Artikulli paraprak“Evropa duhet të luftojë për të qenë në tryezën e paqes” -Mark Rutte: Dëgjoj vende të BE që ankohen, por nuk mjafton të thuash ‘dua të jem atje’
Artikulli tjetër“Çmontohet” rrjeti i drogës në Spanjë, arrestohen shtatë persona, mes tyre edhe shqiptarë