Përse Rama është në panik dhe frika që ngjall Altin Dumani dhe SPAK, tek “Trekëndëshi i Bermundës”

Nga Neritan Vladi

Zhvillimet e fundit politike duket sikur kanë patur progres për xhaketat e vjetra, klasën politike të 34 viteve e artikuluar tashmë si, “Trekëndëshi i Bermundës”, i cili ka mbajtur peng Shqipërinë. Estabilshmenti ka lëshuar kushtrimin që të shtrëngojnë radhët përballë llogaridhënies ndaj shqiptarëve dhe drejtësisë së re, të mbështetur edhe nga SHBA.

Çudia është që edhe pse kontrollojnë çdo gjë, edhe pse janë bashkë, sërish janë në panik ndaj llogaridhënies së pashmangshme që pritet të japin ndaj shqiptarëve. Berisha dhe Meta tashmë në hallin e tyre, po tentojnë të shkatërrojnë opozitarizmin për hesap të Edi Ramës, e kanë kthyer SPAK në tabelë qitje duke e quajtur madje edhe organizatë kriminale si dhe sulmuar prokurorin e ndershëm, drejtuesin Altin Dumani, me zakonin e tyre të vjetër; intimidimin.

Edhe kryeministri Rama të njëjtën gjë ka bërë herë pas here edhe publikisht, e së fundmi po përdor si pushkë të mbushur opozitën antiperëndimore që drejtohet nga çifti, Berisha-Meta, për të shfryrë dhe ai indirekt ndaj SPAK.

Kjo u konstatua në raportimin në Parlament të Altin Dumanit ku mazhoranca në panik nxiste deputetët me probleme të theksuara me drejtësinë dhe objekt të punës së SPAK, ti kundërviheshin politikisht drejtuesit Dumani i cili me shumë profesionalizëm po kryente detyrën e raportimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Tashmë është e qartë që Sali Berisha, Ilir Meta dhe taborri i tyre nuk kanë fare hallin e demokratëve, opozitarëve, por të tyrin. Ata janë të qartë në qëllimin e tyre; luftë drejtësisë me lutjen që ajo të intimidohet dhe t’u shpëtojnë llogaridhënies.

Kjo dyshe dhe tabori i tyre madje as pushtet nuk duan, luten dhe synojnë vetëm të mos preken dhe të mos humbasin pasuritë. Kjo është e qartë në çdo lëvizje të tyre.

Siç duket edhe Rama është i interesuar të ketë çiftin e lodhur në politikë, ata që janë dëbuar nga shqiptarët me votë të lirë, ata që kanë mëkatet e tyre të tranzicionit përballë jo vetëm çdo shqiptari, por edhe ndaj mbështetësve të mashtruar.

Ndaj siç duket duke gjetur dhe të çara në sistemin e ri të drejtësisë, kanë lidhur besën për ta mbështetur njëri-tjetrin. Rama e mbajti fjalën e siç duket vendimi i Gjykatës së Apelit, (ankimuar sot në Gjykatën e Lartë), një turp juridik ishte si dhuratë për Sali Berishën meqë Rama se ka në dorë lirimin e tij.

Këtë ndoshta “Trekëndëshi i Bermundës” e arriti tani për tani, por nuk e kanë fare të sigurt mbrojtjen ndaj llogaridhënies përballë SPAK dhe GJKKO. Zullumet që kanë bërë i kanë futur në panik, e nuk dinë nga të mbrohen e të fshihen.

Duke mos mundur të kenë nën kontroll të paktën, (Për fatin e mirë të shqiptarëve), Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar, kjo fal edhe SHBA, Berisha, Meta dhe Rama kanë zgjedhur sulmin, por me mënyra të ndryshme.

Edhe Komisioni i Posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin me drejtues Fatmir Xhafën subjekt i SPAK si pasojë e të vëllait, nuk është gjë tjetër veçse tentativë e Ramës që së bashku me hallexhiun Berisha të mund të vënë drejtësinë nën kontroll dhe për ta indimiduar atë, deri edhe në ndërmarrjen e nismave ligjore.

E sigurt është që nuk do ta dalin! Edi Rama siç duket nuk po mundet dot t’u fshihet zullumeve sado që ka mundur të justifikohet, t’i quajë përgjegjësi personale ato të vartësve të kapur në flagrancë, të bëj dhe presion e siç duket pret një termet të vërtet në radhët e tij nga ana e drejtësisë.

Burime të sigurta në PS konfirmojnë që më 27 korrik në radhët e PS pritet një lëkundje 7 ballëshe, (ndaj edhe u shty me një jave asambleja).

Rama nuk mundet më të mbrojë askënd. Kryeministri po përpiqet të shtyjë ditët e tij sa më larg llogaridhënies, ndaj mësohet se një pjesë e mirë e ministrave dhe drejtorëve të rëndësishëm do të largohen nga ekzekutivit.

Edhe “Trekëndëshi i Bermundës” së politikës shqiptare, Rama-Berisha-Meta, po mundohen të mbajnë peng vendin për interesat e tyre, por nuk kanë për t’ia dalë, sepse shqiptaret kanë krah aleatët SHBA, Britani e Madhe dhe BE.

Ndaj xhaketat e vjetra duan apo nuk duan, do të hapin krah, me hir apo pa hir, me apo pa dëshirë sepse mjaft është mjaft! Janë në panik sepse e dinë fatin e tyre, thjesht për mundohen të shtynë kohën me ditë, apo muaj. Koha është tani që Shqipëria të bëhet, fal edhe mbështetjes së aleatëve tanë.

Exit mobile version