Përse Rama ka ulur pantallonat para grupeve kriminale?

Nga Red VARAKU

Ajo që të bie menjëherë në sy në fushatën e PS është asgjësimi i procesit politik i kësaj partie përmes riaktivizimit të bandave kriminale, të cilët po e kthejnë edhe këtë fushatë në fushatë dhune dhe presioni mbi qytetarët dhe jo në një fushatë ofertash dhe programesh politike.

Ato po operojnë tipikisht si grupe të strukturuara kriminale, preokupimi i vetëm te cilave është marrja e pushtetit, pavaresisht mjeteve dhe mekanizmave që duhen përdorur.
Për pasojë kudo ka nisur një represion mbi administratën ku punonjësit kërcënohen me vendin e punës nëse nuk mbledhin 20 karta identiteti, ndërsa ne zonat e goditura nga tërmeti ka nisur një falsifikim i formularëve të verifikimit dhe të rivleresimit lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke e përdorur këtë fatkeqësi per gjueti shtrigash dhe presion mbi kundershtaret politike.

Gjithashtu, permes akteve te paligjshme po zhvendosen qytetarë nga qendrat e tyre të votimit dhe po punësohen në administratë individë që janë persona me rekorde kriminale, apo familjarë të tyre me qëllimin e vetëm përdorimin e influencës së tyre në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërkohë plaçkitja që këto grupe po i bëjnë pasurisë publike vazhdon dhe pafuqia e Ramës për t’i ndalur shikohet si mbështetje për ta, ndaj kanë ngritur kokën dhe janë trimëruar . Në fakt trimërimi i tyre më shumë se ‘trimërinë’ e tyre po dëshmon degradimin e PS dhe kryetarit të PS.

Po çfarë po e detyron Ramën të rikthehet në shtrat me krimin kur e ka të qartë që kjo ia shton edhe më shumë refuzimin dhe neverinë qytetarëve për këtë qeveri? Si është e mundur që krimi i ka ulur pantallonat Edi Ramës?

Arsyeja e vetme është fakti se kjo është e vetmja alternativë që i ka mbetur për të fituar pas izolimit nderkombëtar ,i cili ka bllokuar procesin e integrimit si presion mbi këtë kryeministër, pas superkoalicionit opozitar që garanton rrotacionin dhe pas braktisjes masive të qytetarëve shqiptarë.

Frika nga ndëshkimi dhe makthi nga humbja e pushtetit e ka alarmuar seriozisht këtë njeri dhe po e shtyn drejt akteve të dëshpëruara, pikërisht, sepse e ka të qartë që aleanca me krimin është shansi i tij i fundit.

Pra, është pikërisht nevoja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim, që e ka detyruar Edi Ramën të vetëposhtërohet si një kurtizane plakë para krimit me frikën se edhe këta nuk do ta braktisin ashtu siç po e braktisin të gjithë.

Artikulli paraprakPaga minimale në Shqipëri, më e ulëta në rajon/ Basha poston videon: Shqipëria meriton më mirë!
Artikulli tjetërFasulet, ushqimi që shëron shumë sëmundje pa patur nevojë për ilaçe