Përse ranë maskat për Ramën dhe Berishën?

Nga Sidi Hasanaj

Maskat kanë rënë: Edi Rama dhe Sali Berisha dy pjesë integrela të politikës së korruptuar, janë lëshuar në luftë frontale ndaj SPAK dhe GjKKO.
Partitë e tyre janë kthyher në një trup monolit me mercenarë politik e mediatik në luftë me Altin Dumanin, Olsi Dadon, Irena Gjokën, e këdo zyrtar të Drejtësisë.
Dy parti, një bishë politike e vetme!
Por me dy koka të së njëjtës bishë politike, Rama dhe Berisha!

Ata drejtojnë dy parti të korruptuara në rrënjë deri në “petalet” më të reja të fidanishtes së tyre, të mbushura me individë të inkriminuar në hajdutëri, të cilët luftojnë sistemin e drejtësisë për mbijetesë.

Rama, flet për “ridimensionimin” e SPAK, duke kërcënuar se pas 11 majit do ta vendosë në “shinat europiane”. Nga ana tjetër, Berisha, i dëshpëruar dhe agresiv, flet hapur për shkrirjen e SPAK-ut.

Të dy po ndjekin skenarin rumun, ku partitë politike bashkëpunuan për të shkatërruar drejtësinë. Protesta kundër SPAK nga Rama, protesta kundër SPAK nga Berisha …një lojë qesharake ku secili akuzon tjetrin për kapjen e drejtësisë, kur në realitet të dy janë të tmerruar prej saj.

Rama ose duhet ti qëndrojë argumentit se reforma ne drejtesi eshte produkt i tij dhe ska influence Berisha te kjo krijesë e tij, ose nuk mund të thotë që krijesen e tij e komandon përmes presionit turori Berisha… ose më mirë mund ta thotë, sepse ai ka të drejten të tallet si të doje me skellevërit e tij.

Situata është e vështirë për prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe GJKKO, të cilët ndodhen nën presion të jashtëzakonshëm. Megjithatë, në këtë moment historik, ka ende figura politike që përpiqen të qëndrojnë jashtë ndikimit të kësaj binomeje kriminale.

Është fakt se pas Altin Dumanit, figura më e sulmuar nga Berisha është Lulzim Basha… sulmet ndaj Edi Ramës janë thjeshtë retorikë politike, që shërbejnë si oksigjen për teatrin e politikës.

Nuk ka dalje televizive qe Sali Berisha nuk leshon helmin e tij te mashtrimeve dhe urrejtjes ndaj Lulzim Bashes. Për këdo bën ftesë për bashkëpunim, përveçse armikut Lulzim Basha!

Ashtu si nga ana tjetër Lulzim Basha është i vetmi drejtues subjekti politik në opozitë që sulmon çdo ditë Edi Ramën bashkarisht me Sali Berishën, nuk i ndan kurrë njëri nga tjetri… ndërkohë që asnjë lider partie tjetër opozitare, përçveçse E.Alibeajt (në mënyrë më të përmbajtur) të sulmojë Berishën.

Pse vallë? Çfarë ka Lulzim Basha që bezdis Sali Berishën?

Në fakt, Basha është i vetmi politikan që po mundohet të dëmtoj Ramën dhe Berishën në një front ku ata nuk kanë forcë:
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Lulzim Basha po lufton kundër Sali Berishes e Edi Rames atje ku ata nuk kane fuqi të luftojne, në ShBA, atje ku ata ulin kokën dhe gjuha e tyre nga helmuese transformohet ne servile dhe lepirese.

Në takime me zyrtaret me te larte te administrates Trump si French Hill, McHaul, Grenell, Rubio etj Lulzim Basha po lufton per te verteten e Shqipetareve te ciles ai me 9 shtator 2021 ju përul duke i dhene edhe fatin e tij politik:

Jo Xhorxh Soros, por skandalet e korrupsionit te familjes Berisha e kane çuar Berishen te pandehur si hajdut ne banken e drejtesise.
Grykesia e familjes Berisha per pasuri ka bere tragjedi ne kete vend!

Nderkohe qe Sali Berisha çon me milionat e tij te panumerta dhe seksere si fatmir Mediu i Gerdecit, apo djali i nje gjyqtari te korruptuar te perjashtuar nga vetingu si pronar minierash kromi, informacione te genjeshterta se ka qene Soros ai qe ka fabrikuar gjyqe kunder tij… Lulzim basha perdor rrjetin e tij politik per te zbardhur te kunderten, nuk ka qene Sorosi po Shkelzeni me Argiten ata qe e kane cuar Saliun ne SpAK.

Nuk është SPAK i Soros por SPAK i të drejtës, nuk janë monstrat e fëmijëve tanë, por zyrtarët me integritet që po bëjnë drejtësi për fëmijët e tyre, për fëmijët tanë!

Kjo shpjegon faktin përse Sali Berisha e sulmon cdo dite me perversitetin e nje plaku te pabese dhe skile qe tenton te mbuloje hajduterine e tij, Lulzim Bashen!
Sepse L.Basha po lufton të shkaterrojë cdo dosje mashtrimesh qe Berisha nis ne Washington.

Në këtë kontekst, pyetja kryesore është:

A do të ketë një bllok të vërtetë politik që mbron drejtësinë dhe sfidon oligarkët?

Agron Shehaj, Lapaj, Shabani dhe të tjerë do të protestojnë për mbrojtjen e SPAK. Padiskutim që duhen përshëndetur me respekt.

Por a do të kenë guximin ta mbrojnë atë edhe nga Berisha? A do të sulmojnë ata publikisht Sali Berishën dhe partinë e tij, për sulmet ndaj SPAK, njësoj siç po artikulon Lulzim Basha?!

Nëse po, atëherë skenarit Romun Rama-Berisha, si do i përgjegjen??

Shehaj, Lapaj, Shabani, e kushdo tjeter a do i beje balle si nje dige e vetme kesaj dallge?
apo secili do krijoje nje kala prej rëre ku dallga Rama-Berisha do i shkatërrojë pa ju lënë asnjë gjurmë, post 11Majit??

Alternativa e vetme reale është një bllok politik që përqendrohet në tre objektiva kryesore:
1. Mbrojtja e SPAK dhe GJKKO nga sulmet politike
2. Lufta kundër oligarkëve dhe korrupsionit të lartë shtetëror
3. Një qeveri me kualicion të gjerë oplzitarë anti-korrupsion për çmontimin e sistemit të tranzicionit Rama-Berisha.

Nëse opozita e re nuk bashkohet rreth këtyre parimeve, do të copëzohet dhe do të neutralizohet nga dyshja Rama-Berisha. Patronazhistët e njërës apo tjetrës palë do t’i blejnë, do t’i shantazhojnë dhe do t’i vjedhin në zgjedhjet e 11Majit. Përgjegjësia është e madhe, por mos harrojmë, historia na ka treguar se si gjatë luftës së dytë botërore Aleatët bashkëpunuan edhe me komunistët e madje edhe me CosaNostrën në Siçili, kur nisën çlirimin e Europës nga Nazistët në Termoli!

Kërkohet përgjëgjshmëri dhe largpamësi!

Artikulli paraprak“Zëri i Librazhdit në Parlament”/ Bujar Vreto: Ja pse kandidoj në listën e hapur të Demokratëve Euroatlantikë
Artikulli tjetër“Ajo aty në fund është shtëpia jonë”/ Vetë Ajola Xoxa e nxjerr zbuluar Veliajn duke gënjyer për Qerretin