Përse sulmohet kaq shumë Brexit?

Vazhdon sulmi i financës ndërkombëtare kundër Brexit. Edhe pse provat empirike kanë hedhur poshtë të gjitha parashikimet tragjike, që janë bërë deri tani. Bota financiare ka sulmuar mediatikisht Brexit-in, edhe para referendumit. Ofensiva financiare vazhdon pa u zbutur aspak. Ka menduar përsëri Bloomberg për të mbjellë “terror” në mesin e investitorëve dhe kursimtarëve, që janë të prekur nga Brexit. Bota e financës ka shfrytëzuar kështu agjencinë e lajmeve me zyra në rreth 72 vende të botës. Një bazë e konsiderueshme lexuesish.

“Fake news” financiare
“Rruga e Brexit mund të çojë në një ‘shkatërrim të tregtisë’”. Këtë titull katastrofik kishte zgjedhur Bloomberg. Editorialisti, në artikull e pranon se, “alarmet për recesion dhe apokalips ekonomik, që dolën para referendumit dhe që rezultuan të pabaza, nuk ishin të mjaftueshme për të fituar qëndrimi në BE”. Një frazë emblematike, e cila nxjerr zbuluar qëllimin e botës financiare, për të ndryshuar mendimin e qytetarëve përmes “lajmeve të rreme”. Kjo përpjekje për të manipuluar opinionin publik, vazhdon edhe sot. Dhe është sërish editorialisti i Bloomberg, që lëshon një alarm në lidhje me pasojat afatgjata në të. “Unë nuk them se do të jetë Armageddoni”, ka theksuar gazetari, por “konsensusi mes ekonomistëve është për një pasojë të zgjatur, e cila në fund do të ulë prodhimin, punësimin dhe pasurinë”.
Sipas Massachusetts Institute of Technology, universiteti me qendër në Kembrixh, humbja neto e pasurisë për Britaninë e Madhe, në afat të gjatë, do të jetë 9.5%. Andreu Gooduin, një tjetër ekonomist në Kembrixh, pretendon se: “Ne presim që Brexit do të sjellë në njëfarë mase, shkatërrim të tregtisë. Dhe në qoftë se flasim për uljen e nivelit të emigracionit, kjo ndoshta do të shkaktojë dobësim të rritjes ekonomike”. Gjykimet që janë të “formës së prerë”. Nuk mund të mos i përgjigjeshin thirrjes, edhe Banka e Amerikës e Morgan Stanley, të cilat respektivisht sigurojnë një humbje 10% të PBB-së në 15 vitet e ardhshme dhe një reduktim 0.5% në rritjen vjetore të ekonomisë britanike.

Ekonomia britanike ecën me ritme të larta
Kombinimi i çuditshëm është, se të gjitha këto “fallxhore” të mëdha, janë pjesë e “klasës së sipërme” financiare, të lidhura ngushtë me City of London. Pikërisht vendi me kundërshtimin më të madh ndaj Brexit. E çuditshme është se si, agjenci kompetente si Bloomberg, harrojnë të përcjellin informacione të caktuara. Dhjetorin e kaluar në fakt, Zyra britanike e Statistikave Kombëtare raportoi një lajm të mirë. Shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar kishte rënë në 4.8%. Niveli më i ulët që nga viti 2005. Kjo pavarësisht Brexit dhe pavarësisht parashikimeve për fundin e botës. Në BE norma mesatare e papunësisë është dyfishi i asaj britanike. Një arsye e mirë për të ikur. Historia ekonomike na mëson – dhe Bloomberg duhet ta njohë mirë – se investitorët ndërkombëtarë shohin me vëmendje, nivelin e punësimit në një vend. Sa më i lartë të jetë ai, aq më shumë ata do të investojnë. Një gjë, e cila u konfirmua në vitin 1999, kur Shtetet e Bashkuara kanë arritur “pothuajse” punësim të plotë.

Brexit i hap dyert e botës, Britanisë së Madhe
Agjencia “Radiocor Plus” e “IlSole24Ore” na tregon se në tremujorin e katërt të vitit 2016, PBB britanike u rrit me 0.7%. Vlerësimet e mëparshme e jepnin 0.6%. Përsëri, parashikimi u përgënjeshtrua. Ndër paralajmërimet apokaliptike, ai që të bën më shumë për të qeshur, është frika nga “rënia e tregtisë” për Britaninë. Një pohim që nuk gjen bazë në realitet. Vendet e Bashkimit Evropian në fakt eksportojnë në Britani, dhjetë herë më shumë se sa Britania eksporton në kontinent.
Pra, duket e paarsyeshme hipoteza e një “bllokimi tregtar” mes dy palëve. Europa ka pra, gjithë interesin e mundshëm për të ruajtur marrëdhëniet tregtare me kushërinjtë përtej kanalit. Me daljen nga Unioni, Mbretëria e Bashkuar ka mundësinë që të firmosë marrëveshje tregtare me gjithë pjesën tjetër të botës, në mënyrë autonome. Bëhet fjalë për 2.2 miliardë konsumatorë potencialë. Afrimi i qeverisë May me Kinën përbën pikërisht nisjen e kësaj strategjie. Bota financiare nuk dorëzohet edhe përballë provave, por tani, alarmet e saj kanë nisur ta humbasin efektin.

Exit mobile version