I persekutuari-Nikollës: Nuk do të jemi kurrë me ty dhe me PS

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka postuar në faqen e saj zyrtare një foto me një të moshuar dhe shkruan se, “Ndue Preng Gjeta ish-i përndjekur politik dhe anëtar i PD deklaron votën për PS. 25 Qershori votë për Shqipërinë që duam jo tifozllëk”! Por djali i zotit Ndue Preng Gjeta, i kujton se nuk lëkundet nga qëndrimi i tij në mbështetje të PD, bashkë me babën e tij!
“Nuk ke për ta pas kurrë votën tonë”, shkruan në komentin e tij Gjeta, duke i kujtuar gjakun e të parëve dhe persekutimin komunist!
Komenti i plotë i djalit të tij Gjetë Ndoj:
Hahaha. Ndue Preng Gjeta baba im, më vjen keq Linda Nikolli se të përgjigjem ty edhe e din pse? Sepse nuk e bëj veten si ti. Unë jam djali i Ndoit, quhem Gjetë, djali i vetëm i Ndoit mbas 9 vajzash. Përsa i përket familjes time të pushkatuarve edhe internimeve që familja ime e madhe unë jam shumë fanatik, sepse sikur të parët e mi e kanë mbrojt emrin e tyre ashtu do e mbroj edhe unë emrin tim edhe emrin e të parëve të mi, pra desha me thënë se ne kurr nuk do të jemi me ty as me Partinë Socialiste. Pra ti ke ba një gabim shumë të madh për këtë postim, po kështu jeni ju që merreni me pensionista edhe me nëpunësa, turp tju vijë!
Më vjen keq se ti e ke fushatë elektorale edhe politike, po do të ndryshonte çdo gjë sikur të ishte personale. Mos u rreni o njerëz se zoti Ndue Preng Gjeta as nuk është as nuk bëhet me Partinë Socialiste për këtë ju garantoj unë.
Me respekt, Gjetë Ndoj.

Artikulli paraprakMotori përplas 15-vjeçaren në vijat e bardha
Artikulli tjetërDhëndri i Xhafës, drejtori që nuk njeh ligj! Fushatë për PS