Përshkallëzohet protesta në Ballsh, qytetarët solidarizohen me naftëtarët grevistë

Qindra qytetarë po protestojnë këtë mbrëmje në Ballsh, si shenjë sensibilizimi me naftëtarët të cilët prej 18 ditësh janë në grevë urie për pagat e tyre.

Gjendja e disa prej grevistëve është e rëndë, ndërsa qeveria ende nuk iu është ofruar për ndihmë.

Qytetarët të cilët po protestojnë pranë uzinës dhe qendrës shëndetësore, siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga BoldNeës.al, po ndezin zjarr në shesh.

Grevistët prej kohësh nuk marrin pagat e tyre, ndërsa kërkojnë dhe rifillimin e punës në uzinë.

Artikulli paraprak65.5% e bizneseve të falimentuara janë pikërisht në Tiranë, 57% e të falimentuarve nuk kanë arritur të mbijetojnë krizës
Artikulli tjetër8 gjimnazistë preken me Covid-19 në Elbasan, para dy ditësh u infektuan 3 mësues dhe një nxënës