Përshkallëzohet protesta, Policia ndalon studentët të futen në fakultet

Viti i ri akademik 2020-2021 ka nisur me protesta nga ana e studentëve. Studentët kanë tentuar të futen në Faktultetin e Historisë dhe Filologjisë, por efektivë të policisë i kanë ndaluar të hyjnë në ambientet e fakultetit.

Studentët e kanë dënuar këtë veprim, në një kohë që protesta vijon të Ministria e Arsimit kundër zhvillimit të mësimit online.

Protestuesit kërkojnë përgjysmim të tarifës së shkollës, si dhe ndihma ekonomike për mbulimin e mësimit nga shtëpia.

student

Artikulli paraprakKreu i OBSH-së infektohet me COVID-19
Artikulli tjetër“Do të vazhdojmë deri kur të flijohemi”, gratë naftëtare paralajmërojnë Ramën!