Deputetja e PS, Ermonela Felaj akuzohet për lidhje të forta me trafikantët. Kështu shkruan në një postim të tijin në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai i referohet mesazhit të një qytetari, sipas të cilit, në qytetin e Kuçovës, persona të lidhur me trafikun e drogës dhe të pashkollë, kanë marrë drejtimin e institucioneve.
Qytetari dixhital përmend edhe emra në denoncimin e tij.
“Ndrikull Felaj akuzohet për lidhje të forta me trafikantët!”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit dixhital.
“Zonja me rreth eshte gruaja e Gert Mares trafikant droge i njohur nga gjithe qyteti dhe ndrikulla e ka emeruar drejtoreshe te gjimnazit te qytetit.Ky Mara eshte bashkepunetori kryesor i Vojo Peçit vllait te Termetit ne kanabizimin e Kuçoves.Ka qene i denuar disa here ne Itali per trafiqe e droge.
Kjo tjetra eshte nuse ne fisin e Domeve ku ne 2015 u kapen si familje me 500 kile hashash te shtepia , kjo eshte bere drejtoresha e postes Kucove .Kunati i kesaj Ylli Domi ose sic njihet Aleks Domi pasi doli nga burgu per hashashin Ermonela e ka futur ne pune ne spital. Kjo funderrine i nxorri nga burgu te 4 burrat e fisit Domi me nga 6 muaj burg per 500 kile hasash se i kishin dhuruar nje fuoristrade disa muaj para se te kapeshin.
Dite te veshtira po perjeton ai qytet me kriminela e injorante 60 vjeçare me diploma te blera kohet e fundit te bere drejtora si Bardh Meta dhe e shoqja e tij .Injorante me 8 klase te katapultuar drejtora institucionesh.Te gjithe keta i jain thela te majme zj Felaj”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.