Përvjetori i 33-të i gazetës Rilindja Demokratike, Basha: Zotimi i parë i PD-së, çlirimi i medias!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar nga festimet e 33-vjetorit të gazetës Rilindja Demokratike se demokratët duhet të reflektojnë për ndërtimin e urave të komunikimit me shoqërinë shqiptare.

Basha u shpreh se zotimi i parë i tij është se duke nisur me shpalosjen e programit të saj elektoral, PD zotohet se do të çlirojë median nga robëria dhe lidhjet me pushtetin.

Këto të fundit sipas tij kanë zhbërë misionin kryesor të medias.

“I urojmë medias dhe punonjësve të saj një vit të mbarë dhe një vit kthese për lirinë e shtypit. Ne demokratët kemi probleme jo të vogla me imazhin dhe perceptimin e imazhit. Pjesë e kësaj është edhe gazeta Rilindja Demokratike. Duhet të reflektojmë dhe kemi një vullnet dhe besim të rigjetur për të reflektuar siç jemi zotuar 33 vite më parë, për të ndërtuar ura komunikimi me shoqërinë, grupet e interesit dhe individët që përbëjnë shoqërinë shqiptare. Zotimi i im i parë sot është se PD duke nisur me shpalosjen e programit të saj në vijim zotohet se do çlirojë median shqiptare nga robëria dhe lidhjet me pushtetin që ka zhbërë misionin kryesor të medias”, u shpreh ai.

Exit mobile version