Pesë gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj

Tregojini mjekut problemet që mund të keni me fshikëzën e urinës ose aparatin tretës

Vështirësia në defekim ose urinim, dhimbja në bark, kapsllëku dhe aciditeti mund të jenë jashtëzakonisht shqetësuese. Ato mund të tregojnë një sëmundje serioze si p.sh. infeksione të veshkave, tumore të zorrëve, etj.

Zbulimi i tyre do të ndihmonte në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për ju.

Flisni me mjekun nëse shëndeti i organeve riprodhuese ju shqetëson

Sado e turpshme që mund të duket, këto probleme janë të zakonshme. Infeksionet seksualisht të transmetueshme, ciklet e çrregullta ose të dhimbshme janë disa nga shembujt më të zakonshëm.

Tregoni për mënyrën sesi ushqeheni

Ushqimi është ilaç dhe shumë nga problemet tona janë për shkak të një regjimi ushqimor të pashëndetshëm, orareve të parregullta të të ngrënit, dietat ekstreme etj. T’i tregoni mjekut tuaj rreth mënyrës se si ushqeheni, jo vetëm që mund të ndihmojë në gjetjen e shkaqeve të sëmundjeve, por gjithashtu të ndihmojë në planifikimin e mjekimit ose terapisë që ju nevojitet. Ndonjëherë mund t’ju kërkohet të shmangni disa ushqime ose shtoni përmbajtje të tjera në vaktet tuaja si p.sh. fruta dhe perime.

Medikamentet që merrni

Ndoshta përdorimi i ilaçeve pa recetë nuk është gjëja e parë që i tregoni mjekut tuaj. Edhe pse ofrojnë një përfitim të madh për shëndetin, kur këto mjekime nuk arrijnë t’ju ndihmojnë më, këshilla e mjekut është ajo që do ju vlente më tepër.

Mjeku do të mund t’ju ndihmojë duke iu sugjeruar një medikament tjetër apo një kombinim më efektiv. Gjithashtu mund të hedhë dritë edhe mbi ndonjë shkak të fshehur rreth mosfunksionimit të ilaçit.

Suplementet dhe mënyra e jetesës

Megjithëse shumë njerëz përdorin suplemente të ndryshme, shumica nuk janë efektive. Në fakt, shumë prej tyre mund të shkaktojnë efekte anësore serioze. Ky është informacioni kyç që duhet ndarë me mjekun tuaj. Sepse mund të ndodhë që suplementi që konsumoni rregullisht të jetë shkaku i problemit tuaj.

E njëjta gjë vlen edhe për sa i përket stilit të jetesës. Konsumi i alkoolit ose duhanit, aktiviteti fizik, zakonet e gjumit, si dhe gjendja juaj psikologjike, duhet të ndahen me mjekun.

Artikulli paraprakLapardhaja: Dëmi më i madh që Berisha dhe Bardhi, i bënë politikës!
Artikulli tjetërPIKTURA E DITËS: Portreti i Adem Jasharit nga Besim Mikullovci, dedikuar heroit legjendar të UÇK-së