Kongresmenët e senatorët amerikanë po ndjekin me shqetësim situatën e rëndë në të cilën është përfshirë Shqipëria, ndërsa shprehin mbështetjen ndaj opozitës dhe kauzës së saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një vizitë në Uashington, ku është takuar me kongresmenë dhe senatorë amerikanë. Përmes një statusi në Facebook, Mediu bën të ditur se në çdo takim të zhvilluar si me kongresmenë ashtu edhe me senatorë është shprehur mbështetja e fuqishme amerikane për lëvizjen qytetare dhe opozitare në Shqipëri nën drejtimin e Lulzim Bashës. “Mbështetja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Kongresin amerikan po bëhet gjithnjë dhe më e madhe. Gjatë vizitës në Uashington diskutova me z. Robert Aderholt për situatën e paprecedentë që po kalon Shqipëria ku zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të pamundura për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe ndikimit të fortë të krimit të organizuar dhe parave të trafikut të drogës që siç është pranuar nga institucionet ndërkombëtare është me miliarda euro shumëfish më tepër se buxheti i strukturave të institucioneve të sigurisë dhe rendit. Po ashtu me një mëngjes të organizuar në Senat me ftesë të Senatorit Inhofe parashtrova situatën në Shqipëri dhe vendosmërinë e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme nëpërmjet një qeverie teknike. Në këtë mëngjes ishin të pranishëm Senatorja Suzan Collins, Senatori Robert Casedy, Senatori Luther Strange, Senatori Mike Enzi. Po ashtu në të njëjtin qëllim pata një darkë me mikun Kongresmenin Jeff Forteberry. Të gjithë shprehën mbështetjen për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lëvizjes qytetare dhe opozitare nën drejtimin e zotit Basha, si dhe hapat konkrete që do të ndërmarrin në këtë drejtim si dhe në marrëdhënie me administratën e Trump”, shprehet Mediu në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Kryesore
Continue to the category“Premtime piramidale janë kot pa luftë kundër korrupsionit”, Basha: Dilni nga...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Log” në Neës24 është shprehur se premtimet e partive të tjera politike janë kot sepse...