Pesë vite SPAK/ Zekthi: Gjithkush është i hetueshëm! Kjo është prokuroria më e mirë sepse…

Analisti Fitim Zekthi foli për punën që ka bërë SPAK në pesë vite, që prej ditësh që është themeluar.

Zekthi tha në emisionin “Open” në News 24 se SPAK ka treguar se tashmë gjithkush është i hetueshëm në Shqipëri.

Analisti tha se SPAK është prokuroria më e mirë pasi po heton organizata dhe eksponentë të mëdhenj të krimit. Sipas tij SPAK është më e mirë se prokuroria e Ina Ramës, e Dhori Sollakut e Adriatik Llallës etj.

Zekthi: Padyshim që është përcjellë ky mesazh se gjithkush është i hetueshem dhe i prekshëm, është dhënë mesazhi që nuk ka më njerëz që mund të kërcënojnë prokurorin. Kjo është prokuroria më në hall në Shqipëri sepse vepron në terren të molepsur, ndërkohë prokuroria më e mirë se po përpiqet të prekë ata që nuk preken. Është më e mirë se prokuroria e Ina Ramës, e Dhori Sollakut e Adriatik Llallës e me radhë.
Ky ideal ka vetëm një emërues, i forti të shkojë para ligjit, në 34 vite burgjet i kemi mbushur me njerëz që bëjnë një avlli pa leje apo ku di unë. Njerëzit më të fuqishëm të vendit janë të prekshëm, ata janë të gjithë subjekt i hetimit.

Artikulli paraprakOrganizata ‘Human Rights Watch’ akuzon Izraelin për gjenocid: U ka mohuar qasjen tek uji banorëve të Gazës
Artikulli tjetërKongresi pa plan për të shmangur mbylljen e qeverisë, Projekligji i mbështetur nga Trump dështon në Dhomën e Përfaqësuesve