Medalje e artë për Kolumbinë në peshëngritje në kategorinë deri 62 kg. Oscar Alberio Figueroa u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit pasi ngriti në total 318 kg, ndjeshëm i shkëputur nga rivalët më të afërt. Medaljen e argjendtë e fitoi indoneziani Eko Yuli Irawan me 312 kg, ndërsa kazaku Farkhad Kharki mori medaljen e bronztë me 305.
Triumf i dyfishtë për Tajlandën në peshëngritje për ferma. Në kategorinë deri 58 kg, medaljen e artë e fitoi Sukanya Srisurat, që ngriti në total 240 kg. Medaljen e argjendtë e mori bashkëkombësja e saj Pimsiri Sirikaew me 232 kg në dygarësh. Shkalla më e ulët e podiumit ishte për kinezen Kuo Hsing-Chun me 231 kg.
Në hedhjen e sinkronizuar 10 metra nga trampolina Kina nuk kishte rivalë. Dyshja kineze Chen Aisen–Lin Yue fitoi medaljen e artë me pikavarash shumë të lartë 496.98. Medaljen e argjendtë e fituan Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çiftin Johnson-Barbosa, ndërsa Tom Daley dhe Goodfellow të Britanisë së Madhe morën medaljen e bronztë.