“Peshku i madh” i arrestimeve është Vangjush Dako, po prishin provat që ta shpëtojnë!

Kryetari i opozitës, Basha deklaron se “peshku i madh” i operacionit të së dielës është Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Basha tha se, kjo është dosja të cilën ai ka denoncuar prej muajsh. Basha paralajmëroi se Donika Prela po bën gjithçka për të prishur hetimet dhe bashkë me Ramën synojnë të shpëtojnë Vangjush Dakon.
Dosja hetimore mbi të cilën është vepruar përgjysëm natën e mbrëmshme, është dosja hetimore e Vangjush Dakos.
Peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë peshq të vegjël të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës, për të shpëtuar peshkun e madh.
Nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, kemi një celulë kriminale e cila i shërben pikërisht këtij plani: që duke i servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtare disa peshq të vegjël, të mbyllet hetimi për Vangjush Dakon dhe të paktën katër depuetët të tjerë socialistë
PRONONCIMI PËR MEDIA I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Pyetje: Komenti juaj për këto aksione të policisë të cilat rezultojnë me arrestimin e dy ish-deputetëve të PS por edhe me disa eksponentë të botës së krimit?
Basha: Dosja hetimore mbi të cilën është vepruar përgjysëm natën e mbrëmshme, është dosja hetimore e Vangjush Dakos.
Peshku i madh i kësaj dosje është Vangjush Dako, i cili, siç kam paralajëmruar tash dy vjet, është kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Prokurorisë shqiptare dhe të partnerëve ndërkombëtare, në transaksione politike dhe financiare me krimin e organizuar.
Pra, në shkëmbim të votave për Partinë Socialiste, duke iu ofruar tendera dhe të tjera lehtësira grupeve kriminale të krimit të organizuar shqiptar.
Pra, peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë peshq të vegjël të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës, për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar provat, hetimet, të cilat çojnë dhe duhet të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos.
Kjo është e vërteta!
Ky është realiteti që kam denoncuar tash dy vjet. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela.

Ndaj, ngjarjet e mbrëmshme nuk janë gjë tjetër vetëm se pjesë e skenarit të shkatërriimt të dosjes hetimore ndaj peshkut të madh të kësaj dosje që quhet Vangjush Dako.
Peshqit e vegjël që kanë arrestuar mbrëmë, do të lirohen dhe akuzat do t’u lehtësohen. Është e gjitha pjesë e një përpjekje të Prokurorisë të kapur nga krimi dhe nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.
Sot ne faktikisht nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, kemi një celulë kriminale e cila i shërben pikërisht këtij plani: që duke i servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtare disa peshq të vegjël të cilëve prapë se prapë do t’i lehtësohen akuzat dhe do të lirohen, siç ka ndodhur në të gjitha rastet e derisotme, të mbyllet hetimi për Vangjush Dakon dhe të paktën katër depuetët të tjerë socialistë, si pjesë e kësaj dosje hetimore.
Të njëjtin fat i presin edhe dosjet e tjera hetimore, të cilat ngarkojnë drejtpërdrejt me përgjegjësi kriminale Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj, dhe natyrisht edhe hetimet për Sajmir Tahirin dhe Agron e Fatmir Xhafajn.
Asgjë të re nuk kemi përveçse një përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako-Krimi i Organizuar, në një dosje peshqish të vegjël dhe ndonjë peshk i ngordhur që edhe ata do t’i lehtësojnë dhe do t’i nxjerrin shumë shpejt në arrest.
Pyetje: Z. Basha, por përse i paragjykoni operacionet? Ambasadori i BE-së në Tiranë pati vlerësime maksimale për operacionet…
Basha: Unë nuk paragjykoj asgjë. Unë ju kam thënë para dy vjetësh, që ka një dosje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Vangjush Dakon. Unë ju kam thënë para dy javësh, që po bëhet gjithçka për ta shkatërruar këtë dosje.
Dhe ajo që ndodhi mbrëmë është pikërisht kjo, mosarrestimi i Vangjush Dakos dhe manipulimi i dosjes hetimore, për t’ju ushqyer ju dhe nëpërmjet jush shqiptarët dhe disa peshq të vegjël është pikërisht ajo që po ndodh.
Nuk ka asnjë paragjykim këtu, por ka faktim të asaj që kam thënë prej kohësh, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa, bashkë me Donika Prelën e cila ka qenë prokurore në Durrës, të bëjnë gjithçka që hetimi për Vangjush Dakon të degjenerojë në arrestimin e përkohshëm të disa ish-deputetëve dhe disa cironkave të tjera.

Exit mobile version