Peshku i madh i dosjes 339/ PD: Dako, simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës, do të arrestohet!

Partia Demokratike ka vijuar sërish akuzat për kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Deputetja e PD, Orjola Pampuri, në një deklaratë për mediat tha se, Dako ka lidhje me bandat kriminale dhe duhet të ishte në burg.
“Dako është Peshku i madh i dosjes 339”, tha deputetja demokrate.
Deklarata e plotë
Që prej 22 Tetorit, kur Partia Demokratike u tha shqiptarëve se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339 Kryetari i Bashkisë së Durrësit po shpreson ta kalojë me heshtje krimin e blerjes së votave me bandat e Shijakut dhe të Durrësit.
Heshtja nuk do ta ndihmojë Vangjush Dakon! Vendi i tij është në burg, bashkë me bandën e Avdylajve, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Europë.
Përgjimet zyrtare të dosjes 339 nuk i lënë rrugë tjetër mikut të bandës së Avdylajve.
Vangjush Dako duhet të arrestohet!
Përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku u ka bërë me paratë e taksapaguesve dhe pashritë e bashkisë së Durrësit!
Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit!

Provat janë aty, në dosjen e pambyllur 339! Mjafton që prokurorë të guximshëm dhe të pakapur nga Edi Rama, të bëjnë detyrën!
Aq shumë prova ka për krimin elektoral dhe lidhjen me bandat kriminale të Vangush Dakos, sa nga dosja 339 janë zbardhur nga media tre biseda të kryebashkiakut të Durrësit, që provojnë se ai ka qenë në komunikim të vazhdueshëm më bandën para, pas dhe pas zgjedhjeve.
• Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylaj, me nofkën Niçja, të cilit i premton një favor, e provon këtë.
• Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon sërish me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve.
• Nga përgjimet, shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale.
Dosja 339 me provat e krimit elektoral nuk i le asnjë shteg shpëtimi kryebashkiakut :
Vangjush Dako do të arrestohet!

Exit mobile version