Kreu i PD-së i është përgjigjur sërish kryeministri Edi Rama dhe deputetëve të tij, me anë të një mesazhi të një ish-studenti të Shkollës së Bashkuar. Në vend të replikës me jargavitjet e Ramës: Përshëndetje z. Basha! Jam një demokrat i orëve të para që në vitin 1990. Sapo ndoqa bolshevikun Alfred Peza në TV, i cili akuzon të djathtën për dekriminalizimin. Në fakt ai ka të drejtë sepse më dt. 22 nëntor 1991 kur unë drejtoja revoltën e studentëve ushtarakë kundër diktaturës ai si oficer drejtues nxori koburen e tij dhe qëlloi mbi mua dhe shokët e mi. Mbi 2 mijë studentë e pedagogë të asaj shkolle e dinë këtë akt, por edhe sot heshtin! Ne nuk u kthyem mbrapsht, por e përzumë nga shkolla këtë kriminel me rroba ushtarake. Koha dhe partia e tij e ngritën dhe vlerësuan në maksimum. Është koha e maskarenjve! Ju uroj çdo të mirë I.M.
Kryesore
Continue to the category“SPAK të mos vonojë hetimet për lidhjet e politikës me krimini”,...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për gazetën “Panorama” theksoi se qëndrimi i gjatë i mazhorancës në pushtet vjen për...