Pezullimi i fondeve nga SHBA me urdhër të Donald Trump, reagon SPAK: Jemi institucion i pavarur që mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas pezullimit të fondeve për SPAK me urdhër të Presidentit amerikan, Donald Trump.

 

“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare”, reagoi SPAK

Ndërsa u theksua, se Prokuroria e Posaçme është një institucion i pavarur që mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit.

Organi i akuzës theksoi se SPAK ka pasur mbështetjen e SHBA prej krijimit të saj. Ndërsa shtoi se “mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”.

“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.

Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”, informon SPAK.

PEZULLIMI I FONDEVE

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump firmosi dekretin për ndalimin e financimeve amerikane në mbarë botën për 90 ditë, por është tërhequr për financimet që kanë të bëjnë me ndihmat humanitare.

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë publikoi sot vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që “lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”.

Sipas ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.

“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale. Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi ​​​​një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, shkruan ambasada.

Trump firmosi urdhri ekzekutiv për të rishikuar të gjitha fondet që qeveria amerikane jep për agjencitë e saj në botë, vendim nga i cili preket edhe Shqipëria.

INSTITUCIONET E PREKURA

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi dje (29 Janar) të gjitha institucionet që preken nga kjo vendimmarrje.

Konkretisht nga urdhri i Presidentit Trump preken SPAK, gjykatat, ministritë. Sipas DASH, jepen 70 miliardë USD çdo vit, amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie për çdo dollar.

nstitucionet që jane njoftuar nga Ambasada për pezullimin e fondeve nga SHBA:

* Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

* Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

* Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

* Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

* Ministria e Mbrojtjes

* Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

* Ministria e Arsimit dhe Sportit

* Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

* Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

* Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

* Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

* Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

* Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

* Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

* Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

* Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

* Këshilli i Lartë Gjyqësor

* Këshilli i Lartë i Prokurorisë

* Gjykata Kushtetuese

* Gjykata e Lartë

* Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

* Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

* Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

* Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

* Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

* Inspektori i Lartë i Drejtësisë

* Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

* Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

* Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

* Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

* Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

* Të gjitha pushtetet komunale

Artikulli paraprakHetimet për një dosje te bujshme, gazetari Denis Dyrnjaja thirret në SPAK
Artikulli tjetërRaporti i BE: Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve