Mesfushori francez, ende zyrtarisht nën kontratë me Juventusin, foli për “Forbes” në kuadër të një eventi me qëllime tregtare, teksa shpresa e tij, siç u përmend, është të fitojë apelin e paraqitur në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
“Të gjitha rrugët të çojnë në datën e apelit. Deri atëherë, qëllimi im do të jetë të qëndroj në formë dhe të pres çfarë do të ndodhë. Është e vështirë dhe këtë e them shumë sinqerisht. Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime për një kohë shumë të gjatë e megjithatë, unë kam familjen time, besimin im, miqtë e mi dhe fansat e mi që më mbështesin. Duke si diçka normale, por në fakt e gjithë kjo ngrohtësi i bën gjërat më të lehta për mua,” siguron Pogba.
Mesfushori u pezullua si masë paraprake në shtator 2023 pasi rezultoi pozitiv në një test dopingu në fund të ndeshjes Udineze-Juventus. Që atëherë, ai nuk ka mundur kurrë të luajë apo të stërvitet me shokët e tij. Më 29 shkurt 2024 mbërriti vendimi i skualifikimit 4-vjeçar i dhënë nga Gjykata Kombëtare Antidoping. Por kur do të shqyrtohet apeli i Pogbasë në KAS, në Lozanë?
Vendimi nuk pritet së shpejti, madje mund të jepet në fund të vitit.