Pezullohet mësimi në Shkodër për të pritur të “Madhin”, nxënësit me kovë e leckë në dorë

Ndërpritet mësimi në Shkodër me urdhër nga lart. Shkak për ndërprerjen është rregullimi, pastrimi madje dhe asfaltimi i rrugëve ku do shkelë Kryeministri Edi Rama nesër në qytetetin verior.
Drejtorët rajonalë dhe zyrtarët e qeverisë kanë marrë urdhër për të organizuar jo vetëm punonjësit e administratës por edhe nxnësit e shkollave për të pritur sa më mirë të parin e qeverisë.
Rama është parashikuar të zhvillojë një vizitë ditën e nesërme në qytetin e Shkodrës. Vizita e Ramës ka mobilizuar zyrtarët e qeverisë në qytetin verior, duke sjellë dhe ndërprerjen e mësimit në shkollën “Arben Broci”.
Bashkia Shkodër në një shkresë drejtuar Drejtorisë Arsimore Rajonale i kërkon që mësimi në shkollën profesionale “Arben Broci” të vazhdojë normalisht, pasi siç thuhet nga informacione nga nxënës konviktor aty nuk zhvillohet mësim që prej datës 11.04.2018 pasi janë njoftuar nga drejtori i shkollës se ditën e shtunë do të vijë kryeministri, prandaj duhet të merren me rregullimin dhe pastrimin e ambjenteve brenda dhe jashtë shkollës.
Në shkresën e saj Bashkia Shkodër kërkon që të merren masa urgjente dhe ditën e nesërme të fillojë menjëherë procesi mësimor dhe orët e humbura të zëvendësohen dhe të mos cënohet mbarëvajtja e procesit mësimor.
Duket se vizita e kryeminiatrit Rama që pritet ta zhvillojë në Shkodër në shkollën profesionale “Arben Broci”, ka nxitur euforinë e drejtorisë së shkollës për t’i angazhuar edhe nënësit në punë që nuk u takojnë atyre, duke lënë edhë mësimin pas dore.

edi rama 660x330

Exit mobile version