Pike le të komentojë sa të dojë

Zinedin Zidan ka thumbuar rivalët e Barcelonës në konferencën e djeshme të shtypit, duke theksuar se mendojnë vetëm për të luajtur futboll dhe jo për t’u marrë me arbitrat. Më tej, ai ka komentuar akuzat e fundit, si edhe përgatitjet për ndeshjen ndaj Las Palmasit…
– Si është ekipi juaj fizikisht?
Ne jemi të vetëdijshëm që në këtë fazë të edicionit do të ketë ndeshje çdo tri ditë dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur. Nuk bëjmë diferenca midis kompeticioneve, ndaj në fushë do të zbresin lojtarët me formën më të mirë. Ndaj Las Palmasit do të luajmë me të njëjtin objektiv si gjithnjë, fitoren.
– Presidenti i Vijarealit akuzoi se ju favorizoheni nga arbitrat…
Unë nuk dua të merrem me arbitrat dhe nëse e keni vënë re, nuk kam dalë asnjëherë që t’i kritikoj ata. Ka pasur edhe raste kur kanë gabuar në dëmin tonë, por nuk do të ishte etike. Jam shumë krenar që edhe lojtarët e mi nuk flasin për arbitrat. Tregojnë qartë një etikë shembullore dhe japin mesazhin për të fituar në fushë dhe jo për të gjetur alibi në rast se dështojnë.
– E keni parë statusin e Pikesë për arbitrimin e Realit?
Çdo njeri në botë ka të drejtë të thotë opinionin e tij. Askush nuk duhet ta ndalojë. Por, e rëndësishme është që të thuhen gjëra të vërteta. Ne luajmë futboll në fushë, japim maksimumin dhe marrim atë që meritojnë. E theksoj, unë jam krenar kur shikoj që lojtarët e mi janë të përqendruar për të fituar me garë të pastër sportive dhe të mos merren asnjëherë me gjykimin. Jemi treguar gjithnjë profesionistë dhe kemi respektuar futbollin. Të tjerët le të flasin…
– Çfarë u thoni futbollistëve që nuk kanë pasur shumë hapësira në dispozicion?
Unë i njoftoj në mënyrë direkte kur luajnë dhe kur nuk luajnë. U argumentoj arsyet që kam bërë një zgjedhje të tillë. Mendoj se kjo ka rëndësi për të ruajtur harmoninë në grup.
– I keni ndjekur rivalët e Las Palmasit?
Po, janë një skuadër që luan futboll cilësor. Ata administrojnë mirë qarkullimin e topit dhe janë të shpejtë në kundërsulme.
– Përballë do të keni një ish-lojtar si Hese…
E vlerësoj shumë si futbollist dhe si person. Shpresoj shumë që të rigjejë formën e tij optimale, pasi është një lojtar mjaft i mirë.
– A jeni i shqetësuar për luhatjet që ka pasur Kejlor Navas?
Cilësitë e tij nuk vihen në diskutim, por ka edhe nevojë për besimin e shokëve të ekipit.

Artikulli paraprakLuftë polemikash
Artikulli tjetërSturridge, e ardhmja larg Liverpul