Pas ngjarjes së rëndë në Qerret të Kavajës ku humbën jetën 4 turistë rusë në saunën e një hoteli, mbetet i dyshimte mosveprimi i viktimave në kushtet kur kanë nisur të ndjehen keq, ndërkohë që një nga rregullat e sigurisë është mosfrekuentimi vetëm i saunave pa pasur asistencë në rast nevoje.
Bëhet e ditur se, disa persona janë shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje dhe pritet të ketë persona të ndaluar për neglizhencë ndaj klientëve.
Viktimat ishin prindërit me vajzën e tyre dhe dhëndrrin: Sergei Burenkov 60 vjeç, Natalia Burenkova 58 vjeç, Ekaterina Burenkova 30 vjeçe dhe Nikita Belousov 37 vjeç.
Ka dyshime se kanë qenë nën efektin e alkoolit. Ata janë ndarë nga pjesa tjetër e grupit. Ata hynë në Shqipëri të dielën dhe kishin ardhur nëpërmjet një agjencie turistike.
Katër rusët të premten kishin qënë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Bashkë me ta kishin qene edhe 4 turistë të tjerë, që ishin vendosur në një hotel tjetër po në Qerret.
Ndërkohë u zbardh dëshmia e recepsionistit që gjeti të vdekur 4 turistët. Gjatë marrjes në pyetje mbrëmjen e djeshme Ai ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë Recepsionisti tregoi se, “kisha për t’u shërbyer frutat dhe pijet. I rashë derës dhe thirra disa herë. Hapa derën dhe gjeta trupat pa jetë”.