Apoteoza e derbit të Madoninës, të cilin Interi e fitoi në sekondën e fundit, dukej mënyra më e mirë për t’u paraqitur në sfidën e sfidave të “Camp Nou”, ndaj Barcelonës jetime, pa Lionel Messin. Pavarësisht nga kjo, Interi nuk arriti të bëjë atë hapin shtesë, për të krijuar një epërsi numerike, që do të ishte vendimtare.
Zikaltrit nuk kanë qenë produktivë, veçanërisht në sulm, situatë e veçantë, që zakonisht lidhet me bomberin argjentinas. Mauro Icardi ka luftuar gjithë lojës, por pa qenë në gjendje të gjejë hapësira midis dy qendërmbrojtësve katalanas, Pique dhe Lenglet.
Mundësia më e qartë për kapitenin e Interit erdhi pas 16 minutash: krosim i ulët nga Perisiç dhe devijimi i topit nga afër, por priti Ter Stegen. Që nga ai moment e tutje, vështirësitë janë rritur për argjentinasin, i markuar rreptë nga dyshja e qendrës së mbrojtjes blaugrana.
Për të kuptuar se sa e komplikuar ishte mbrëmja për Icardin, mjafton vetëm për të parë se sa mirë ka qenë Lenglet. Katër goditje në total, ndër të cilat tri në kuadratin zikaltër, me Handanovic protagonist.
Presioni i ashpër katalanas e detyroi Icardin që të gabojë praktikisht në gjysmën e rasteve (53.3%). Vërehej menjëherë distanca e madhe midis tij dhe pjesës së jashtme të repartit ofensiv zikaltër, një komponent kyç, që ka çuar në një test negativ. Situata është përmirësuar paksa me aktivizimin e Politano dhe Keita Baldé.
Prova negative e së mërkurës në mbrëmje në “Camp Nou” duhet të shërbejë si mësim për kthimin në “San Siro”, ku qasja taktike e Interit duhet të jetë jo pak e ndryshme, duke filluar me zonat, që do të lindin më shumë mundësi për shënim. Dhe pikërisht në ato zona, Icardi di të lëndojë cilindo kundërshtar.