Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique ka kritikuar yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldon, duke thënë se goli heroi që realizoi hat-trick u rrëzua vet në tokë te goli i fundit.
Pique tha se CR7 është lindur për të simuluar, pasi nuk i pëlqeu edhe ajo që bëri me Nacho Fernandez pas dy minutave lojë, duke fituar penallti që e konkretizoi pa problem në gol.
“Ne kishim më shumë shanse. Ata kishin tri goditje dhe shënuan tre gola”, tha Pique.
“Ndeshja shkoi siç shkoi dhe duhet ta pranojmë. Por, në fillim të Botërorit të pranosh një penallti pas dy minutave lojë, të lë me ndjenja të përziera se si mund ta shkojë tani ndeshja!”.
“Cristiano është i lindur për të simuluar”.
Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer kundër Spanjës me het-trik, ku Portugalia mori një pikë duke barazuar 3-3.
Ronaldo: Het-triku kundër Spanjës më i miri i karrierës
Heroi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, e ka quajtur het-trikun që realizoi si “më të mirin personal” dhe insistoi se skuadra e tij meritoi të paktën një pikë në barazimin 3-3 me Spanjën të premten mbrëma.
“Gjithmonë besoj në vete, punoj për këtë”, tha ai për RTP pas ndeshjes.
“Dua të përgëzoj gjithë ekipin për përgjigjen, luajtëm deri në fund, nuk u ndalëm së luftuari. Barazimi është i drejtë”.
Ndërsa për het-trikun, portugezi iu tha gazetarëve: “Jam shumë i lumtur. Është më i miri personal. Është një moment fantastik. Një më shumë në karrierë”.
“Por, më e rëndësishmja, është mënyra se si luajti ekipi. Luajtëm kundër një kundërshtari fantastik, mendoj se rezultati është i drejtë. Natyrisht se jemi shumë të lumtur sepse ndeshja po shkonte drejt fundit dhe arritëm të barazonim”, shtoi CR7.