Në hollin e PSG-Real Madrid jemi me një mysafir luksoz, i cili tashmë ka folur për mikrofonët e “Radio MARCA”. Robert Pirés kthehet në detaje për të komentuar atë që pret nga “Los Blancos” sonte, në Paris. “Sergio Ramos është për mua njeriu më i rëndësishëm i Real Madridit, sot, thotë ish-mesfushori, i cili është i prirur ta përjetojë në maksimum këtë lloj ndeshjeje. Nëse jeni një lojtar i Real Madridit, kjo nuk mund t’ju trembë. Me këtë dua të them se, ajo që ndodhi me ultrasit e PSG-së në afërsi të hotelit, ku ekipi spanjoll është i grumbulluar, nuk ndikon fare”. Përveç kësaj, ai flet për numrin nëntë të Real Madridit, Karim Benzema: “Ai është një nga sulmuesit më të mirë. Tani, se çfarë ndodh me Deschamps, nuk mund ta shpjegoj. Benzema meriton të shkojë në ekipin kombëtar, por unë nuk jam trajneri”.
Kryesore
Continue to the categoryTërmeti (SPAK) që po “shkërmoq” politikanët e korruptuar shqiptarë!
Nga Marko Caka
Sulmet që po i bëhen prokurorëve të SPAK nga politika dhe nga mediat e favorizuara po tregon botërisht se kjo e para...