Në hollin e PSG-Real Madrid jemi me një mysafir luksoz, i cili tashmë ka folur për mikrofonët e “Radio MARCA”. Robert Pirés kthehet në detaje për të komentuar atë që pret nga “Los Blancos” sonte, në Paris. “Sergio Ramos është për mua njeriu më i rëndësishëm i Real Madridit, sot, thotë ish-mesfushori, i cili është i prirur ta përjetojë në maksimum këtë lloj ndeshjeje. Nëse jeni një lojtar i Real Madridit, kjo nuk mund t’ju trembë. Me këtë dua të them se, ajo që ndodhi me ultrasit e PSG-së në afërsi të hotelit, ku ekipi spanjoll është i grumbulluar, nuk ndikon fare”. Përveç kësaj, ai flet për numrin nëntë të Real Madridit, Karim Benzema: “Ai është një nga sulmuesit më të mirë. Tani, se çfarë ndodh me Deschamps, nuk mund ta shpjegoj. Benzema meriton të shkojë në ekipin kombëtar, por unë nuk jam trajneri”.