Pisa hoqi maskën e propagandës së Ramës!

Nga Ermal Peçi

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ju rikthye edhe njëherë avazit të vjetër të propagandës “ barku bosh e luga plot” një lug e cila është si një mirazh me premtimet se do të mbush barkun edhe mëndjen e profesionistëve por sidomos mësuesve.

Propaganda e fuqishme e cilat mbulon fashat mediatike të krijon idenë se sistemi arsmiror në Shqipëri po shkon drejt perfeksionit por edhe pagat e mësuesve, Rama si një njeri i sapo i zgjedhur në kryet të vendit i cili flet për reformimim dhe pikëzim në bazë të performancës së mësueseve të cilët më pas edhe do paguhen. Sikur të ishte viti i parë i Ramës do të ishte e besueshme por në fakt është viti i 13 i tij në drejtimin e Shqipërisë.

Në këto 13 vite arsimi nuk është se morri ndonjë progres i cili do i linte qytetarët me gojë hapur, një arsimi kaotik si vet qeverisja e Ramës, shto ujë e shto miell deri sa të bëhet byreku, kështu u bë edhe arsimi.

Politikat arsimore u ndjen edhe tek revolta e studenteve, tek largimi i të rinjëve por edhe për faktin se Rama ka ndryshuar aq shumë ministre arsimi sa sot po të pyesësh qytetatët vështirë se i mbajnë mënd për të vetmen arsye se askush prej tyre nuk la një shënjë në arsim.
Por mjeshtri i propagandës ju kthye pikërisht arsimit gjatë ditës së sotme sepse beson fortë në amnezinë sociale ku shqiptarët e për shak të halleve që i kanë zënë e mund të harrojnë atë që Rama i ka bërë arsimit.

Por e gjithë kjo propagand të gjithë këto daulle që Rama i trumpeton me të madhe mjaftoj vetëm studimi i Institutit të Pisas i cili doli para dy muajsh që të tregonte fytyrën e vërtetë të arsimit shqiptar që e drejton pikërisht Edi Rama, jo vetëm dolëm të fundit në ballkan por mbi të gjitha rreth 85% të qytetarëve nuk i kuptonim ato që dëgjonin në televizor.

E kjo bëhet fjalë për grup moshat deri në moshën 18 vjeç.

Një këmbanë alarmi se çfarë e pret shoqërinë shqiptare në të ardhmem e saj por jo vetëm kaq, por mjaftoj një studim shkencor për të rrëzuar propagandën e cila po i mbytë shqiptarët me lajme të pavërteta.

Një realitet ky Pisa bëri pis Ramëm dhe propagandën e tij për arsimim.

Artikulli paraprakDrejtori i ri dyfishon çmimin për patentë, prej 16 janarit futen në fuqi tarifat e reja…
Artikulli tjetërSidi Hasanaj: Berisha kërkon të vrasë pushtetin e Altin Dumanit!