Pitkini dhe kur nevrikosej Pitkin ngelej!

REAGIM I SEKRETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE,  ARBI AGALLIU 

Pitkini dhe kur nevrikosej Pitkin ngelej!

Arbi Agalliu ka qenë i pari që ka denoncuar Olta Xhaçkën në 4 Mars 2022. Kam qenë pikërisht unë si deputet i Qarkut të Vlorës që kam denoncuar jo vetëm Xhaçkën por edhe zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me investimet strategjike dhe pronat në jug.

Arbi Agalliu ka qëndruar aty ku ka qenë që ditën e parë. Ka të njëjtin qëndrim si ditën e parë. Distancohet nga të korruptuarit dhe mbështet SPAK.
Ndërkohë, ata që shkojnë e mbrojnë të korruptuarit, të cilët i kanë akuzuar deri dje, kanë probleme personaliteti për mos të thënë burrërie.
Ndaj askush nga ata që kanë braktisur PD, sulmojnë SPAK, janë zëdhënës të të korruptuarve, nuk mund të bëjnë moral dhe aq më tepër të pretendojnë të shkarkojnë a ngarkojnë. Jo për gjë po nuk na lidh asgjë.

Janë pikërisht këta që VOTOJNË PRO AMNISTISË PËR TË KORRUPTUARIT!

Kjo mazhorancë nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Xhaçkës dhe ky është thelbi. Por loja “fut Berishën se të lë Xhaçkën”, është e qartë.

Pitkin, mos bëj pirueta se të merren mend e nuk di ç’flet.

IMG 20240417 WA0024
IMG 20240417 WA0023

Artikulli paraprakNjohu Kuvendin e thirrur nga Berisha pas shpalljes “Non grata”, Vetingu nxjerr me probleme pasurore Agron Zhukrin
Artikulli tjetër“Faktor për paqen dhe stabilitetin në Rajon”/ Basha uron Kryeministrin e Kroacisë për fitoren e zgjedhjeve parlamentare