Sulmuesi veteran, Claudio Pizarro nuk mendon të “varë këpucët në gozhdë” në fund të këtij sezoni. 38-vjeçarit i skadon kontrata në qershor me Werder Bremen, megjithatë e ardhmja e lojtarit do të vazhdojë të jetë te gjermanët. Siç raporton “Bild”, palët kanë nisur bisedimet për rinovimin e marrëveshjes mes tyre, edhe pse nuk bëhet e ditur sa do të jetë kohëzgjatja e kontratës së re.