Pjerin Ndreu është paditur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për grup të strukturuar kriminal dhe për vjedhje të votave në votimet fasrsë të 30 qershorit. Kallzimi është bërë nga ish-kandidati për kreun e bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj.
Ndocaj bnën të ditur se ka bërë një kallzim ndaj komisionerëve, numëruesve, si dhe anëtarëve të KZAZ-ve 12 dhe 13, pasi sipas pretendimeve të “kaubojsit”, janë kapur në shkelje flagrante të Kodit Penal, duke dhunuar procesin e votimit, me falsifikime dhe manipulime të proces-verbaleve zgjedhore, dhe përmes këtyre veprimeve kanë ndikuar në rezultatin e shpallur, duke tjetërsuar krejtësisht vullnetin e qytetarëve lezhianë.
Në kallëzimin e tij, Ndocaj është ndalur kryesisht në disa fakte, që sipas tij,komisionerët dhe numëruesit e KZAZ-ve 12 dhe 13 kanë kryer, duke kompromentuar rëndë procesin e votimit, duke e shndërruar atë në një situatë të paprecedentë, ku është deformuar totalisht vullneti i zgjedhësve.
Sipas Ndocaj, kjo makineri kriminale falsifikatorësh, që kanë guxuar të prekin vullnetin e qytetarëve lezhianë, duhet të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë, ndonëse, ai, shprehet skeptik për një gjë të tillë, pasi “rilindja” në turravrapin esaj të theqafjes, po synon të kapë të gjitha pushtetet duke i trysnuar dhe duke i shantazhuar, kështu që zor se mund të ketë shpëtuar dhe prokuroria e Lezhës nga koj kapje”,-do të nënvizonte “kaubojsi” në relacionin e bërë publik.
Ish-kandidati Ndocaj, ka renditur disa fakte, të cilat janë një indicie për prokurorinë e Lezhës për ta zbardhur të vërtetën e manipulimeve të pretenduara, si dhe për të vënë para ligjit autorët e kësaj “masakre”, e cila përvecse ishte një farsë zgjedhore ku kandidohej pa prezencën e faktorit opozita, sërisht maxhoranca e vetme në garë, manipuloi dhefalsifikoi haptazi procesverbalet e këtyre votimeve.
Në kallzimin e bërë, bie në sy, se Ndocaj ka adresuar një kallzim dhe për Pjerin Ndreun, të cilin gjithnjë e ka akuzuar si kreun e bandës që përpiqet të marrë peng Lezhën.
Ja kallzimi i plotë i bërë nga Ndocaj:
KALLZIM.
KALLEZUES: Eduart Ndocaj i biri i Mark-ut dhe Dile-s, i datelindjes 19.09.1975.
KUNDER: Anetareve te KZAZ-ve 12 dhe 13 te Bashkise Lezhe, Anetareve te Komisioneve te Votimit dhe Numerimit ne KZAZ-te 12 dhe 13 te Bashkise Lezhe per zgjedhjet lokale te 30.06.2019.Dhe kandidatit per bashkin Lezhe Pjerin Ndreu.
OBJEKTI: Kallezohen veprat penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve, me konkretisht: “Shperdorimit te detyres ne bashkepunim”, “Falsifikimi i dokumentave dhe rezultatave te zgjedhjeve” “Demtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Shkelja e fshehtesise se votimit”, “Votimi me shume se nje here ose pa u identifikuar”, “Kanosja e zgjedhesve”, “Korrupsioni aktiv ne zgjedhje”, “Perdorimi i funksionit publik per veprimtari politike ose zgjedhore”.
Baza ligjore: Nenet 25, 248, 326, 326/a, 327, 327/a, 328 dhe 329 te K. Penal, Dekreti i Presidentit te Republikes te Shqiperise Nr.11166 date 10.06.2019.
Drejtuar: PROKURORISE SE RRETHIT GJYQESOR
LEZHE
Te nderuar zoterinj,
Une kallezuesi Eduart Ndocaj mora pjese si kandidat per kryetar, i propozuar nga Partia Kombetare Konservatore Albania ne zgjedhjet per Kryetar te Bashkise Lezhe. Gjate dites te votimit me date 30.06.2019 dhe ne ditet vijuese jane verejtur nje sere parregullsish, prej vezhguesve te mi ne qendrat e votimit dhe numerimit. Keto parregullsi jane indicie te plota qe tregojne se ne keto zgjedhje jane konsumuar nje sere veprash penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve, nga personat e ngarkuar per organizimin dhe mbarvajtjen e tyre.
Me konkretisht nga vete procesverbalet e mbajtura nga anetaret e KZAZ-ve 12 dhe 13, si dhe nga anetaret e gupeve te votimit dhe numerimit verehen nje sere indiciesh qe te cojne ne dyshimin e arsyeshem se ne keto zgjedhje jane konsumuar nje sere veprash penale prej ketyre anetareve dhe vullneti i zgjedhesve eshte deformuar dhe tjetersuar:
- Rezulton se ne 8 Qendra Votimi kane votuar 650 Meshkuj dhe asnje Femer, gje qe evidenton faktin se keto kuti jane manipuluar.
Me konkretisht:
Ne Qv 680 kane votuar 97 zgjedhes, te gjithe meshkuj (97 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 682 kane votuar 83 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (83 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 686 kane votuar 52 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (52 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 688 kane votuar 106 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (106 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 7141 kane votuar 162 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (162 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 7481 kane votuar 43 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (43 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 765 kane votuar 54 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (54 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 700 kane votuar 45 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (45 Meshkuj 0 Femra)
- Gjithashtu ne 18 qendra nuk rezulton asnje flete e papardorur, pra kane votuar 100% e zgjedhesve, Në 19 qendra votimi nr. 7451, 7452, 7471, 7271, 743, 707, 720, 724, 691, 695, 751, 7561, 7591, 764, 700, 701, 704, kanë votuar 100%; nuk është gjetur fletë votimi e papërdorur, gje qe as ne kohen e sistemit dikatorial te Enveri Hoxhes ska ndodhur, pasi votonin 99%. Me konkretisht ne keto zona, si asnjehere me pare ne historine e zgjedhjeve, kane votuar 100% e zgjedhesve ne nje kohe kur 55% e tyre jetojne ne emigracion prej dekadash.
Qendrat e Votimit jane keto: 7452, 7471, 7271, 743, 707, 720, 724, 691, 695, 751, 7561, 7591, 764, 700, 701 dhe 704.
Nese per keto qendra hapen listat e votuesve dhe kryhen verifikimet per secilin ne sistemin TIMS, atehere do te rezultoje se kane votuar qindra e qindra persona qe kane vite qe nuk jetojne ne Shqiperi.
11. Në qendrën e votimit nr.763 në Ungrej kanë votuar edhe emigrantët që jetojnë në Greqi.
- Vota te pavlefshme rezultojne se kane date 1270 Vota pra 9% e votuesve, nuk kane ditur te votojne.
Në qendrën e votimit 7441 janë manipuluar votat duke nxjerrë të pavleshme 11 vota, ku nxirrnin fitues z, Ndocaj. P. Ndreu 17 vota; E, Ndocaj 8 vota, plus 11 vota gjoja të pavleshme, po këshu kanë nxjerr në keto qendra votimi si, 726 në Kolsh, 725, 7431, 694, 695, 696, 755,761. Ky fakt perben nje indicie sesi jane tjetersuar votat nga te vleshme ne te pavlefshme, pasi nuk ka sens llogjik qe 9% e votuesve nuk paskan ditur te votojne. - ne nje kohe qe ne keto qendra kane votuar zgjedhes te mi, te cilet jane te gatshem ta deshmojne kete.
- Gjithashtu ne shume qendra rezultoj me vetem 2 ,Në 22 qendra votimi; 690, 6971, 700, 7031, 7051, 7061, 723, 7441, 7451, 7452, 751, 759, 764, 765, 770, 681, 685, 6871, 7091, 716 janë gjetur vetëm nga 2 vota për kuti, fakt ky qe keta persona kane dashur dhe te tallen me personin tim duke me lene vetem disa numra votash qesharake ne favorin tim, ne nje kohe kur ne shume zona une kam pasur pjestare te fisit tim (qe edhe sikur vetem votat e tyre te numeroheshin drejt atehere do te kisha me dhjetra e dhjetra vota me shume per cdo QV).
- Shume zgjedhes te mi jane frikesuar dhe kanosur, per te mos votuar fare apo per te votuar kundershtarin.
- Vezhgueset e mi ne momentet e fundit jane nxjerre jashte nga vendet e numerimit duke tjetersuar vullnetin e zgjedhesve.
- Eshte perdorur administrata ne fushate dhe jane perdorur institucionet shtererore per te intimiduar zgjedhesit e mi.
- Gjithashtu ne shume qendra votimi nga procesverbalet perkatese kane rezultuar me shume vota te gjendura ne kutite e votimit se sa numri i zgjedhjesve qe kane marre pjese.
- Gjate procesit parregullsite kane qene te shumta: numerues te dorehequr, te tjere te emeruar ne mes te proçesit, procesverbale per mbyllje kutish te pafirmosur nga kryetare komisionesh qe japin doreheqjen ne mes te proçesit te votimit apo numerimit, fenomene absurde siç eshte votimi i 3000 votuesve ne menyre te çuditshme oren e fundit para mbylljes te kutive kur gjithe diten nuk kishin votuar me shume se 12.000 vete.
Te gjitha keto indicie tregojne se ka pasur shkelje te renda te ligjit dhe qe jane konsumuar elementet e veprave penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve, duke cenuar keshtu ne menyre te pariparueshme gjithe procesin zgjedhor dhe vullnetin e sovranit.
Se fundmi, keto zgjedhje u zhvilluan ne kundershtim te hapur me Dekretin e Presidentit te Republikes te Shqiperise Nr.11166 date 10.06.2019, duke e bere gjithe procesin te kundarligjshem. - Në qendrën e votimit nr. 748 Shenkoll, në kuti janë gjetur 18 fletë votimi më tepër; fletë votimi në kuti 122 jane rregjistruar totale , Pjerin Ndreu vota 98; E. Ndocaj 14 vota; të pavleshme 10 vota, të papërdorura 18 fletë votimi. Total 140 – 122 = 18 fletë votimi më shumë në kuti.
- Në qendrën e votimit 7441 janë manipuluar votat duke nxjerrë të pavleshme 11 vota, ku nxirrnin fitues z, Ndocaj. P. Ndreu 17 vota; E, Ndocaj 8 vota, plus 11 vota gjoja të pavleshme, po këshu kanë nxjerr në keto qendra votimi si, 726 në Kolsh, 725, 7431, 694, 695, 696, 755, 761. Vjedhja dhe manipulimi ka ndodhur ditën për diell.
- Ne shume Qendra Votimi une Eduart Ndocaj rezultoj me 0 vota, Në 20 qendra votimi zero vota : 763, 689, 7092, 7331, 692, 703, 704, 705 , 7071, 724, 728, 7431, 746, 7461, 747, 7471, 7472, 750, 754, 756 , 7591, 760, s’janë gjetur asnjë votë per z. Ndocaj,
14.,NE Q,V 722 KAN DEKLARUAR SE KANE VOTUAR EDUART NDOCAJ mbi 5 QYTETARE ,TE GJETURA NE KUTI VEQ 3VOTA.
2, NE Q ,V 723 PATAKEJ KAN DEKLARUAR SE KAN VOTUAR EDUART NDOCAJ mbi 3 QYTETARE, TE GJETURA NE KUTI VEQ 0,VOTA.
15.Ne hapjen e 11 kutive të KZAZ-ve 12 dhe 13 për votimet e datës 30 qershor për kryetar të bashkisë Lezhë u gjeten 5 vota te manipuluara ne favor te z,Ndreu, duke legjitimuar kështu faktin e vjedhjes së votave nga komisioneret.
Ne perfundim, ju kerkojme ju si organ kompetent, kryerjen e nje hetimi te thelluar pasi indiciet dhe provat tregojne qarte dhe ne menyre te pamohueshme se ne keto zgjedhje jane kryer shume krime elektorale, ekzistojne dhe jane te njohura boterisht para te gjithe publikut.
Me respekt,
Kallezuesi,
Eduart Ndocaj