Pjesë e grupit të ‘skifterëve’ që grabitën mbi 60 banesa në Francë, 11 vite burg për Bardh Hotin

Gjykata Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot me 11 vite burg Bardh Hotin, i cili akuzohet se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Hoti u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë.

Bashkë me të u arrestuan edhe 7 shqiptarë të tjerë, nën akuzën e vjedhjeve me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës. Këto vjedhje sipas autoriteteve franceze ishin kryer përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2018. Grupi në fjalë u akuzua për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas policisë, vlera e sendeve të vjedhura në grup kapte vlerën e 300 mijë eurove, duke përfshirë këtu bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash. Hetimet për grupin e skifterëve shqiptarë vijonte paralelisht në 3 shtete, Francë, Belgjikë dhe Itali.

Artikulli paraprakVdes laureati i çmimit Nobel dhe zbuluesi i HIV-it Luc Montagnier
Artikulli tjetërPërfaqësuesit e Ambasadës së SHBA takim me drejtues të SPAK dhe BKH