Në kuadër të hetimit i janë sekuestruar celularë, makina, aparat DVR, bllok dhe armët e zjarrit që iu gjetën në momentin e arrestimit.
Sipas GJKKO, vuajtja e dënimit për të pandehurin Franko Gjalpi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Njoftimi i GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 60 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Franko Gjalp, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë dhe kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1- 22 dhe 28/4 të K.Penal, në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 67, datë 06.11.2024 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Franko Gjalpi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 278/a/1 – 22 e 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Franko Gjalpi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Franko Gjalpi me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Franko Gjalpi me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Franko Gjalpi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale prova materiale e sekuestruar për llogari të procedimit penal:
-Një aparat celular i markës I-Phone model 13 me numër IMEI **** dhe IMEI ****, sekuestruar të pandehurit Franko Gjalpi i cili ndodhet në fashikullin Nr. 1, të bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit të procedimit të ndarë.
– Automjet Mercedez Benz, model Sprinter me targa **** i lënë në ruajtje në magazinën e AAPSK, ti kthehet pronarit të ligjshëm.
-Armët e zjarrit të sekuestruara në vendin e ngjarjes më datë 10.04.2023 të cilat në bazë të Vendimit të Prokurorit për lënien në ruajtje janë administruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të konfiskohen.
-Një bllok, me mbishkrimin SIHANA Transport datë 06.04.2023 të bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit.
– Një aparat DVR, i markës HILOOCK me ngjyrë të zezë, me numër serial unik ****, model DVR-204 Q-K-1, sekuestruar shtetasit Olsi Sefolli, ti kthehet këtij të fundit.
Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.