Pjesmarrja shumë e ulët në votime në Tiranë ka detyruar Veliajn që të kërcënojë punonujësit e tij në Bashki që të shkojnë të votojnë pasi do tu kontrollohen gishtat dhe kush nuk ka votuar largohen nga puna.
Një mesazh i është dërguar Policisë Bashkiake prej shefit të këtij institucioni, ku policëve iu kërkohet të shkojnë të votohet urgjentisht. Më poshtë, sqarohet se urdhri është dhënë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Policëve iu kërkohet që të shkojnë të votojnë pasi pjesëmarrja është tejet e ulët.
Ata gjithashtu kërcënohen se të hënën do t’u kontrollohet edhe shenja e gishtit për të vërtetuar nëse kanë votuar apo jo.
Mesazhet dërguar Policisë Bashkiake: