Pjesmarrje shumë e ulët në votime, Veliaj mesazh kërcënues punonjësve të bashkisë: Do t’iu kontrollohet gishti

Pjesmarrja shumë e ulët në votime në Tiranë ka detyruar Veliajn që të kërcënojë punonujësit e tij në Bashki që të shkojnë të votojnë pasi do tu kontrollohen gishtat dhe kush nuk ka votuar largohen nga puna.

Një mesazh i është dërguar Policisë Bashkiake prej shefit të këtij institucioni, ku policëve iu kërkohet të shkojnë të votohet urgjentisht. Më poshtë, sqarohet se urdhri është dhënë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Policëve iu kërkohet që të shkojnë të votojnë pasi pjesëmarrja është tejet e ulët.

Ata gjithashtu kërcënohen se të hënën do t’u kontrollohet edhe shenja e gishtit për të vërtetuar nëse kanë votuar apo jo.

Mesazhet dërguar Policisë Bashkiake:

fds45666

Exit mobile version