Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pas të shtënave me armë zjarri në Vaun e Dejës. Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur, se i plagosur ka mbetur ushtaraku Emiljano Zefi, i cili është dërguar me urgjencë në spital. I riu ka marrë një plumb në kofshë, por duke qenë se lidhet me artieren nuk ka shumë siguri për jetën. Policia e Shkodrës thotë po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Hajmelit të qytetit të Shkodrës. 20-vjeçari është qëlluar në këmbë, dhe është dërguar menjëherë në spital, pasi plumbi i ka kapur arterien kryesore. Autori duke përfituar dhe nga errësira është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk dihen ende motivet, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.