Plagoset me armë një i ri në Korçë

Një person është plagosur me armë pas një sherri të ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës. Burime nga policia thane se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa është shpallur në kërkim autori i plagosjes. Sipas policisë, është duke u punuar për kapjen e Landi R.,32 vjeç nga fshati Podgorie sepse mbrëmjen e djeshme në orën 20:00, në fshatin Bulgarec, tek banesa, për motive të dobëta, ka tentuar të vras me armë gjahu 38-vjeçarin me inicialet V. F., i ka marrë plagë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia thanë se është duke u hetuar për shkaqet.

Exit mobile version