Plagoset pronari në Elbasan nga shkëmbimi i zjarrit mes dy makinave në lëvizje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Burimet bënë me dije se, 23-vjeçari Kei Piu, rreth orës 01:15, duke u gdhirë dita e enjte, është gjetur në rrugë i shtrirë para një lokali. Ai u mor nga patrulla dhe u çua në spital ku u konstatua se është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Kei Piu, 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, Kei Piu ishte pronari i një palestre në Elbasan. Ai kishte në pronësi palestrën ‘Arena’ pranë stadiumit të qytetit.

Burimet shtojnë se ai është qëlluar me tre plumba në bark, por pasi ka bërë operacionin, tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Kei Piu ishte një emër i njohur për policinë, pasi është shoqëruar më parë për posedim lëndësh narkotike.

Nga burimet mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy makinave në lëvizje.

I riu ka thënë se e qëlloi një person i paidentifikuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ngjarja ndodhi, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Njoftimi i policise
Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

Artikulli paraprakQeveria nuk ka lekë për rrogat/ Ulen pagat në shtet dhe disa sektorë privatë
Artikulli tjetërRegjimi i votave të vjedhura…