Plagosi me armë zjarri dy persona, zbardhet e shkuara e errët e autorit

Të tjera të detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Malësi të Madhe, ku dy persona konkretisht Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u plagosën me armë zjarri nga Lul Rakaj.

Po kush është Lul Rakaj?

Lul Rakaj mësohet se ka një të shkuar të errët, pasi rreth 13 vite më parë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe.

Krimi në atë kohë ka ndodhur si hakmarrje, pasi Kolë Mushku i kishte vrarë Lul Rakajt babain.

Si ndodhi ngjarja sot?

Ka qenë ora 09:45 (15 shtator) kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë ka ndodhur një konflikt mes tre personave. Sherri i cili nisi fillimisht verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Sipas policisë, ka qenë Lul Rakaj, i cili ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të dy personave, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikulli paraprak“Follow the Money” / Hetimi i Berishës, i hap rrugë hetimit pasuror të Metës dhe Ramës. Politika shqiptare në një konfigurim të ri pas punës së SPAK
Artikulli tjetërShiu i rrëmbyeshëm përfshin Evropën Qendrore dhe Lindore, 4 persona gjendet të pajetë në Rumani