Plagosja e fëmijës nga shembja e tavanit të Pediatria, familjarët pësojnë traumë

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja që u denoncua nga deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, se kishte rënë tavani në një dhomë të spitalit të pediatrisë, duke lënë të lënduar një fëmijë.

Mësohet se fëmija që ka mbetur i lënduar është jashtë rrezikut për jetën, dhe ka marrë plagë të lehta. Në momentin kur ka ndodhur shembja në dhomë kanë qenë dy persona.

Ngjarja është përjetuar nga familjarët e të vegjëlve, të cilët kanë pësuar traumë. Suvaja ka rënë në katin e tretë të Pediatrisë, në Shërbimin e Pneumologjisë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë nisur hetimet, ndërsa ka mbërritur në ambientet e spitalit dhe një Oficer i Policisë Gjyqësore.

Zhupa shprehej në denoncimin e saj se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes katastrofike në të cilën janë lënë spitalet, duke rrezikuar jetën e fëmijëve, pikërisht në ditën kur është dhe festa e tyre.

Ajo kërkon hetim të menjëhershëm për përgjegjëstit e kësaj ngjarje.

Denoncimi i Ina Zhupës

1 qershori ne Pediatrine Tirane!

Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.

Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit.

Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin.

1 1

Artikulli paraprakReagimi i fortë: Veliaj e hoqi abonenë e përgjithshme në Tiranë për të favorizuar klientët e tij
Artikulli tjetërIvi Kaso: Refuzimi i Kolegjit, një vendimmarrje e paracaktuar, por nuk na dekurajon, beteja për transparencë vazhdon