Detaje të reja janë zbardhuar nga atentati me kallashnikov i regjistruar pasditen e sotme brenda ambjenteve të një lokali në lagjen “Kushtrimi” Vlorë.
Autori ka qëlluar me breshëri nga automjeti i tij dhe ka qenë i maskuar, ku në kokë mbante një kapelë të kuqe. Burime bëjnë me dije se objektivi i atentatit ishte një person i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu
Të plagosur kanë mbetur Roland Çepaj dhe Nikua (objektivi i atentatit). Mësohet se Nikua ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka ngritur disa postblloqe për të zbuluar dhe arrestuar autorin që qëlloi me kallashnikov.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.