Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në afërsi të kompleksit Kika 2 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Mësohet se i plagosur nga të shtënat ka mbetur shtetasi Lorenc Kosta ndërsa autori është efektivi i policisë Erjon Goxhara.
Goxhara ka mundur që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri Lorenc Kosta është dërguar me urgjencë drejt spitalit ku është duke marrë ndihmën mjekësore.
Goxhara më herët ka qenë pjesë e repartit Shqiponja në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer si komandant i repartit.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje.