Plagosje me armë te “Pazari i Ri” në mes të Tiranës

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek “Pazari i Ri” në Tiranë. Rreth orës 21:00 në numrin e Emergjencave 112 është bërë një telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri” në qendër të Tiranës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se pas një konflikti është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës shtetasi me inicialet P.GJ. Autori i plagosjes është 40-vjeçari K.M., banues në Tiranë.
Policia thotë se i plagosuri është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version