Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, po mundohet të heqë qafe pesë lojtarë të skuadrës. Barcelona tashmë ka larguar mbrojtësin francez, Jeremy Mathieun, i cili u transferua te Sportigu dhe portierin, Jordi Masip, i cili ende nuk e ka gjetur skuadrën e re. Por, trajneri i Barcelonës, dëshiron të largojë nga ekipi edhe pesë lojtarë të tjerë, në të cilët nuk llogarit për sezonin e ri, shkruan “AS”.
Pritet të largohen Arda Turan, Sergi Samper, Vermaelen, Douglas dhe Munir El Haddadi. Cesar Azpilicueta mund të transferohet në Barcelonë gjatë kësaj vere. Transferimi i Antonio Rudiger nga Roma në Chelsea mund t’i hapë rrugë largimit të Cesar Azpilicueta nga “Stamford Bridge”. Sipas “Cadena Cope”, reprezentuesi i Spanjës mund t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës gjatë kësaj vere.
Barcelona edhe më herët ka shfaqur interesim për ish-anëtarin e Osasunës dhe Marseilles, por ishte refuzuar nga Chelsea. Kurse, më herët edhe Azpilicueta ka deklaruar se kalimi te Barcelona do të jetë një ëndërr për të. Nëse Barcelona dështon që ta transferojë Hector Bellerin nga Arsenali, atëherë transferimi i Azpilicuetas në Barcelonë do të jetë shumë i mundshëm.
Ndërkohë, Lionel Messi dhe Luis Suarez janë rikthyer në Barcelonë. E përditshmja sportive katalane, “Mundo Deportivo”, ka publikuar një foto të Lionel Messit dhe Luis Suarezit pas rikthimit në Barcelonë. Dyshja e skuadrës së Barcelonës kanë qenë në pushime së bashku në Karaibe.
Por, ky pushim për Messin ishte më i veçantë se të tjerët, pasi ditë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me bukuroshen argjentinase, Antonella Roccuzzo. Kështu, trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde në stërvitje do të ketë edhe Messin e Suarezin.
Drejtuesit e Barcelonës kanë frikë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund t’iu prishë punë për transferimin e mesfushorit brazilian, Paulinho. Real Madrid fitoi garën me rivalin e përbetuar, Barcelonën për transferimin e yllit të Real Betisit, Dani Ceballos. Por, sipas “Mundo Deportivos”, në Barcelonë i ka kapur frika se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund t’iu prishë punë për transferimin e mesfushorit brazilian, Paulinho.
Sipas “Mundo Deportivos”, Perez ka marrëveshje bashkëpunimi me presidentin e skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande, Xu Jiayin, dhe mund të ndikojë në ndalimin e transferimit të Paulinhos në Barcelonë. Guangzhou Evergrande ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Paulinhon. Madje, presidenti i klubit kinez, Jiayin i ka bërë me dije Barcelonës që të mos lodhet në këtë drejtim. “Nuk duhet ta konsiderojmë vetëm çështjen financiare të klubit, por po ashtu edhe situatën specifike të sezonit tonë”, ka Jiayin. “Paulinho ka një mundësi jetësore për t’iu bashkuar Barcelonës dhe ne i japim rëndësi kësaj çështjeje, por nuk e lejojmë të largohet midis sezonit”, ka thënë ai.