Çdo vit, do të kemi 100 milionë euro subvencione drejtpërdrejt tek fermeri dhe 50 milionë euro për infrastrukturën për bujqësinë.
Nga pamundësia dhe mbijetesa, fermeri do të kalojë tek mundësia për të krijuar të ardhura mbi 1 milionë lekë, siç është sot fermeri i Kosovës apo Maqedonisë. Fermeri nuk ka pse të jetë skllav si sot, por të jetë shtresë e mesme.
Plani ynë fuqizon bujqësinë dhe agrobiznesin me qëllim rritjen e punësimit. Shëron plagën e largimit të rinisë nga Shqipëria. Kjo që propozojmë, është një Shqipëri tjetër, ku nuk përfiton vetem kryeministri me një grusht oligarkësh, por përfitojnë të gjithë.