Plani i Atletico Madrid për të bllokuar Griezmann dhe Oblak

Atletico Madrid nuk i ka humbur shpresat për të mbajtur sulmuesin 27-vjeçar, Antoine Griezmann dhe bashkë me atë edhe portierin 25-vjeçar Jan Oblak. Strategjia e klubit madrilen është që të shesë futbollistë të tjerë me kontrata të majme, njëlloj sikurse ndodhi me Nicolas Gaitan e Ferreira Carrasco, për të ofruar rinovime kontraktuale me shifra edhe më të larta e të rëndësishme për futbollistët më të çmueshëm të skuadrës. Trajneri Diego Pablo Simeone nuk dëshiron, veçanërisht që Antoine Griezmann të transferohet te Barcelona. Por klauzola pre 100 milionë euro për francezin rrezikon të jetë shumë e ulët dhe ish-trajneri i Catanias, duke iu druajtur largimit të sulmuesit, aq shumë të vështirë për t’u zëvendësuar me një tjetër në të njëjtin nivel, po përballet me drejtuesit e lartë të klubit, për të negociuar kontratën e re të Griezmann. Pasi u zbulua dhe promovua nga Real Sociedad, nga ekipi i të rinjve, në La liga, më pas u transferua te kuqebardhët në vitin 2014, për shumën e 30 milionë euro. Në tre vite e gjysmë ka shënuar 103 gola dhe shërbyer mbi 30 asiste në 188 ndeshje. Griezmann ka arritur kuotën e 103 golave në total me Atletico Madrid në La Liga (15 gola sezonal). Pasi ka parakaluar Aguero, tashmë në objektiv është shoku i skuadrës, Fernando Torres në kuotën e 124 golave. Ndërkohë është e vështirë të arrihet rekordmeni Luis Aragones në kuotën e 170.

Artikulli paraprakThirrja e dëshpëruar e Zamirës 11-vjeçare: Ju lutem, jepini mamit ndihmën ekonomike
Artikulli tjetërKush janë shqiptarët që kapën në Athinë dhe Roterdam me 10 kg kokainë e një “lumë” eurosh