Protesta kombëtare e radhës e opozitës është më 2 qershor në orën 19:00 kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo është protesta e 7 që opozita organizon në më pak se 4 muaj, ndërsa seria e tubimeve ka nisur më 16 shkurt.
Pak ditë më pas deputetët e opozitës zyrtarizuan djegien e mandateve të deputetëve duke thelluar krizën politike, ndërsa kërkohet largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit, si hapi i parë për nisjen e dialogut politik, që do të pasohet nga krijimi i një qeverie tranzitore.
Pak ditë para protestës së 2 qershorit, nënkryetari demokrat Edi Paloka ka listuar 7 arsyet pse duhet protestuar ndaj Edi Ramës.
“Ja dhe disa prej arsyeve pse duhet protestuar dhe rrezuar Edvin Rama”, shkruan Paloka në rrjet, duke e shoqëruar postimin me fotot përkatëse.