Plani i fundit i të Çmendurit; do të prishë bulevardin kryesor Vlorë-Skelë duke shkatërruar qindra biznese!

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar planin e fundit të Ramës për Vlorën që parashikon të prishë bulevardin më të bukur të bregdetit shqiptar.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Me këtë rast ju bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të mos lejojnë Petro Kolekën e ri (pyesni pak në Vuno për Petron) të shkatërrojë bulevardin më të bukur të bregdetit shqiptar dhe më gjerë! Në këmbë vlonjatë! sb
“I dashur Berisha! Të dashur miq.! Kjo nuk është gjë po shikoni për rilindjen urbane në Lungoparen. Shumë shpejt sipas një plani të urbanistikës do fillojë shkatërrimi i bulevardit Vlorë-Skelë. Qëllimisht u lanë të shkatërroheshin 1000 palma. Tani do fillojë rilindja urbane të shkatërrojë këtë bulevard. Do fillojë të konceptohet nga shkencëtarët e rilindjes jo si një bulevard nga më të bukurit në Europë po si një park ku të argëtohen njerëzit. Këta me njerëzit nënkuptojnë moshën e tretë se rinia iku. Do bëhet një shkatërrim total i bulevardit njësoj si shpikjet e Lungopares. Do mbillen në mes të rrugës rrepe dhe do bëhet kalimi shumë i ngushtë duke zgjeruar trotuarët dhe duke nxjerrë jashtë funksionit me mijëra biznese anës rrugës. Ky është provokimi më i madh që do t’u bëhet vlonjatëve po jo vetëm vlonjatëve po gjithëshqiptarisë. Vlonjatët nuk do rrinë indiferente, kjo do të jetë përplasja e së vërtetës”.

Artikulli paraprakKryengritja e Prek Calit që vrau 39 komunistë e plagosi 48 të tjerë
Artikulli tjetërXhafa mbyll gojën, pse nuk arrestohen ish drejtuesit e policisë të Vlorës të shpallur në kërkim për trafikim droge